Prapaskenat/ Cara i propozon në
krye të PD Durrës një femë

Prapaskenat/ Cara i propozon në<br />krye të PD Durrës një femë
TIRANE- Shkodra dhe Durrësi janë dy qytetet që do të ketë edhe konfliktin më të madh për kryetarin e ri të degës së PD-së. Jozefina Topalli duket se nuk do të lëshojë pe kundrejt përjashtimit që i bëhen mbështetësve të saj. Ndërkohë që përplasja mes kryetarit të ri dhe deputetëve në Durrës, duket se do të kërkohet të zgjidhet me një tjetër formulë.

Durrësi
Dega e PD-së Durrës është lënë disa pas dore nga kryetari i PD-së për të qetësuar gjakrat. Dy kandidatët që janë edhe më të fortët për të marrë drejtimin e partisë Ardian Muka dhe Genc Juka kanë pasur përplasje përsa i përket ndikimit të tyre për të marrë drejtimin e partisë. Ky konflikt ndërmjet tyre ka shkuar deri në përplasjen e mbështetësve të tyre në një sherr në mes të qytetit. Kjo ngjarje ka detyruar Bashën që të shkonte në qytetin bregdetar për të qetësuar anëtarësinë pasi situata kishte degjeneruar në grushte ndërmjet mbështetësve. Aktualisht si kandidatët më të fortë për të marrë drejtimin e PD-së në Durrës janë Genc Juka, Ardian Muka dhe Dritan Burgija persona këto që kanë konflikt ndërmjet tyre përsa i përket marrjes së postit të kryetarit. Por situata është bërë më e ndërlikuar pasi kryetari i PD-së në detyrë, Igli Cara i ka kërkuar Bashës që të ndërrojë drejtim përsa i përket kryetarit të ri duke i kërkuar që në krye të degës të vendose një grua.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë