Prapaskenat e dorëheqjes
së Xhemal Gjunkshit
Dorëheqja e Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi nga shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ushtrisë Shqiptare vijon të jetë e mbuluar me mister, ndonëse ka tre ditë që është bërë publike.
TIRANE- Dorëheqja e Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi nga shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ushtrisë Shqiptare vijon të jetë e mbuluar me mister, ndonëse ka tre ditë që është bërë publike. Shkak për këtë mister ka qënë mosshpjegimi i kësaj dorëheqjeje, që është dhënë pikërisht në momentin kur mendohej se pas kundërshtimit që i bëri kalimit të SHQUP në dizpozicion të PD për ta përdorur si seli, duke mos e firmnosur shkresën, pozita e gjeneralit në këtë post të lartë të FA ishte konsoliduar. Por mësohet se shkaku i dorëheqjes së Gjunkshit nga posti kanë qënë mi i thellë dhe kanë të bëjnë me heqjen e mbështetjes nga ana e mazhorancës së re.
Pasi kreu i PS e kishte akuzuar në kohën kur ka qënë në opozitë, bazuar në kabllogramet e ambasadës amerikane të publikuara në meidat botërore nga Ëikileaks ku del dhe emri i Gjunkshit si njeriu që me statusin e komandatit të forcave komando që dërgoheshin në misionet e paqes në Irak, Afganistan kishte marrë ryshfet nga komandot shumën 7 mijë euro, pikërisht gjysma e shumës që paguheshin këta ushtarë që përballeshin me vdekjen në 6 muajt e qëndrimit në mision. Ndërsa mendohej se gjithçka po kalonte në heshtje, ishte një zbarkim i kryeministrit Edi Rama në Kuvend për të debatuar me opozitën e djathtë dhe kryesisht me ish-kreun e PD e ish-kryeministrin e vendit Berisha, ajo që ka nxjerrë sërish në skenë këto akuza.
Kryeministri Edi Rama teksa ka replikuar fort me Berishën duke numëruar një më një të gjithë keqqeverisjen e tij dhe korrupsionin që kishte mbuluar qeverisjen e së djathtës për tetë vite me radhë, ka përmendur dhe “taksën” që komandot paguanin ndaj eprorëve për të shkuar në mision në Afganistan dhe Irak, por pa përmendur emra gjeneralësh këtë herë. Por gjithkush e ka marrë vesh se fjala ishte pikërisht për shefin e shtabit të përgjithshëm Gjeneral Xhemal Gjunkshi, i cili me sa duket ka kuptuar se tashmë i iku përfundimisht shpresa për mbështetje nga ana e mazhoprancës së majtë dhe kryeministrit Edi Rama.
Shkrimi u publikua sot (3.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 1404
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26
-
Veshur kuq e zi, Rita Ora uron gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë (VIDEO)
28 Nëntor, 20:20
-
Begaj pritje për Pavarësinë, mesazh politikës: Zgjedhjet të jenë shembull, mbështetje SPAK! Jemi krah Kosovës
28 Nëntor, 20:08
-
Zelensky i bën thirrje Perëndimit: Kemi nevojë për një përgjigje të fortë ndaj shantazhit të Putinit
28 Nëntor, 19:51
-
Festa e Pavarësisë/ Shkrihen 'akujt', Rama dhe Kurti qëndrojnë krah për krah në Vlorë dhe të qeshur (VIDEO)
28 Nëntor, 19:40
-
VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier e Shkodër! Qytetarët paradë me flamujt në makina
28 Nëntor, 19:40
-
Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest: Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE!
28 Nëntor, 19:28