Prapaskenat e largimit nga Partizani, Sormani kishte frikë mos infektohej, i kërkoi avokatit të prishte kontratën

5 futbollistë pozitivë tek ekipi i Partizanit përpara derbit me Tiranën ishin mjaftueshëm që trajneri i të kuqve Adolfo Sormani të kishte frikë se mos infektohej me COVID. Të hënën klubi i Partizanit njoftoi prishjen e marrëveshjes me trajnerin italian por Report Tv mëson disa nga prapaskenat e largimit.

Nga frika e infektimit tekniku italian dhe dy ndihmësit e tij nuk e kanë stërvitur skuadrën një ditë para derbit me Tiranën dhe më pas nuk u ulën në pankinë në ndeshjen e së premtes duke e "braktisur" ekipin në ndeshjen më të shumëpritur. Dukej sikur Sormani e "vetëfirmosi" largimin e tij por nuk mbaron me kaq.

Report Tv mëson se ka qënë trajneri italian që i ka kërkuar avokatit të tij prishjen me konsensus të kontratës dhe më pas të gjitha veprimet me klubin Partizani i ka bërë avokati i tij. Kemi të bëjmë me një nderprerje konsensuale të kontratës dhe jo shkarkim pasi trajneri kishte edhe 2 vite kontratë me klubin dhe shkarkimi do ti kushtonte shtrenjtë Partizanit.

Pra nga frika e infektimit duke parë që 5 raste pozitive ishin në skuadër Sormani e shihte të pamundur të vazhdonte dhe i ka kërkuar avokatit të ndërpresë marrëveshjen. Sa i përket 5 futbollistëve që rezultuan pozitiv mësohet se deri më tani ata vijojnë të jenë të izoluar në gjëndje të mirë dhe se tamponin e radhës do e bëjnë vetëm pasi të kenë kaluar 14 ditë nga marrja e tamponit të parë./ Përgatiti Andi Kapxhiu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë