Prapaskenat, ja deputetët e PD
që mbështetën ligjin e mbetjeve 

Prapaskenat, ja deputetët e PD<br />që mbështetën ligjin e mbetjeve 
Partia Demokratike duket se ka pasur një dilemë të madhe sa i takon qëndrimit ndaj ligjit për importimin e mbetjeve jo të rrezikshme, vetëm për riciklim. Të dyzuar kanë qenë krerët e opozitës, Sali Berisha dhe Lulzim Basha, por jo deputetët e Partisë Demokratike.

Ligjvënësit e opozitës në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, por edhe në komisione të tjera, kanë mbështetur ligjin e qeverisë Rama për mbetjet, madje kanë kritikuar qeverinë për rrëzimin e ligjit të vitit 2011, në vitin 2013, i cili ka goditur industrinë ricikluesve.

Deputetët e PD kanë ndryshuar qëndrim vetëm pasi Lulzim Basha dhe Sali Berisha vendosëm ta kundërshtonin ligjin, me sa duket për llogari politike. Siç duket, deputetët nuk janë konsultuar paraprakisht me Berishën dhe Bashën, pasi qëndrimi i tyre ka ndryshuar pas direktivave të kryetarit.

Dokumenti
Shqiptarja.com, zbardh një dokument, i cili konfirmon që deputetët e PD jo vetëm e kanë mbështetur ligjin e ri, por edhe e kanë miratuar në komisione. Bëhet fjalë për procesverbalin e mbledhjes së 20 shtatorit, të Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Çuditërisht, nga të gjithë anëtarët e komisionit, ligjin e ka kundërshtuar vetëm deputetja socialiste, Mimoza Hafizi, e cila nuk është as anëtare e komisionit. Ligji është mbështetur dhe votuar nga Genc Ruli, Kozma Dashi, Helidon Bushati, Gjergji Papa etj.

Ruli dhe Bode
Deputeti Genc Ruli, sipas procesverbalit të mbledhjes ka mbështetur ligjin e ri për importin e mbetjeve. “Ligjin e plehrave, ose i mbetjeve (se vetëm shqiptarët përdorin fjalën “pleh”, mbetje është një gjë që ka kuptim të përdoret për diçka tjetër, por është mbetje e një procesi të caktuar) e kemi pasur plotësisht në përputhje me standardet dhe me direktivat evropiane. Qeveria juaj e ndryshoi ligjin, në mos gaboj, në vitin 2014 me zellin që çdo gjë fillon nga e para. Në qoftë se ne nuk do të riciklojmë ato që kemi përdorur, atëherë i bie ta përdorim nga e para burimin natyror dhe ta shterojmë atë deri në pafundësi. Prandaj që të jemi të arsyeshëm riciklimi është i domosdoshëm jo vetëm për kujdesin ekonomik, pra për të pasur përdorim sa më të mirë të burimeve natyrore, të cilat nga natyra e tyre janë të shterueshme, por edhe për të pasur një mjedis gjithmonë e më të mirë dhe pa malet me mbetje”, ka deklaruar Ruli, duke e mbështetur nismën. Po ashtu, edhe ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, i ka kërkuar Bashës që të ishte i kujdesshëm me këtë çështje, ndonëse Basha e shpalli kauzë.

Kozma Dashi dhe Helidon Bushati
Deputeti i PD Kozma Dashi ka deklaruar se i vinte mirë që PS u rikthye tek ligji i PD. “Ne na vjen mirë që ju kuptuat se ajo politikë jona vizionare ishte e saktë. Tani po mundoheni ta ndryshoni pak, por nuk shkon. Dhe ju vetë e kuptoni këtë gjë. Në këtë komision këto mbledhje janë bërë si seanca autosugjestioni që dhe ju vetë po i mbushni mendjen vetes që në çdo mbledhje duket sikur po afroheni me atë që propozuam ne. Pra, ju atëherë e tundët këtë kartë dhe nga kjo kartë juve u zhvatët shqiptarëve disa vota”, tha ai. Deputeti i PD, Helidon Bushati, ka mbështetur ligjin, ndërsa ka shtuar se anulimi i ligjit të 2011 ka bërë që industria të humbasë miliona. “Dhe e katërta është mea culpa, ajo që tha zoti Dashi. Është një akt i nevojshëm, duhet të ketë një mea culpa dhe jua kërkova edhe në takimin që patëm me industrinë ricikluese. I kemi bërë të humbin miliona për një tekë tuajën dhe nuk është e vërtetë që problemi ka qenë i porozitetit të doganave”, ka pohuar Bushati.
 
Mbështetja
Ligjvënësit e opozitës në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, por edhe në komisione të tjera, kanë mbështetur ligjin e qeverisë Rama për mbetjet, madje kanë kritikuar qeverinë për rrëzimin e ligjit të vitit 2011.
 
Genc Ruli
“Prandaj që të jemi të arsyeshëm riciklimi është i domosdoshëm jo vetëm për kujdesin ekonomik, pra për të pasur përdorim sa më të mirë të burimeve natyrore, të cilat nga natyra e tyre janë të shterueshme”.
 
Deputetët e PD pro ligjit të mbetjeve
Genc Ruli
Ridvan Bode
Kozma Dashi
Helidon Bushati
Gjergji Papa
 
 
Diskutimet për ligjin e mbetjeve
Genc Ruli: Ligjin e plehrave, ose i mbetjeve (se vetëm shqiptarët përdorin fjalën “pleh”, mbetje është një gjë që ka kuptim të përdoret për diçka tjetër, por është mbetje e një procesi të caktuar) e kemi pasur plotësisht në përputhje me standardet dhe me direktivat evropiane. Qeveria juaj e ndryshoi ligjin, në mos gaboj, në vitin 2014 me zellin që çdo gjë fillon nga e para. Në qoftë se ne nuk do të riciklojmë ato që kemi përdorur, atëherë i bie ta përdorim nga e para burimin natyror dhe ta shterojmë atë deri në pafundësi. Prandaj që të jemi të arsyeshëm riciklimi është i domosdoshëm.
 
Kozma Dashi: Fokusimi i energjive tek 3 R-të që ne të japim incentiva, të subvencionojmë, në mënyrë që fillimisht të pastrojmë plehrat tona, të oksigjenojmë Shqipërinë, por duke punuar ama. Ne na vjen mirë që ju kuptuat se ajo politikë jona vizionare ishte e saktë. Tani po mundoheni ta ndryshoni pak, por nuk shkon. Dhe ju vetë e kuptoni këtë gjë. Në këtë komision këto mbledhje janë bërë si seanca autosugjestioni që dhe ju vetë po i mbushni mendjen vetes që në çdo mbledhje duket sikur po afroheni me atë që propozuam ne. Pra, ju atëherë e tundët këtë kartë dhe nga kjo kartë juve u zhvatët shqiptarëve disa vota. Tani me të madhe duhet të bëheni mea culpa për 2 gjëra. E para, që i gënjyet në atë kohë. Dhe e dyta, Shqipërinë e keni kthyer në kazan plehrash.
 
Eduard Shalsi: Dua të bëj një saktësim dhe në fakt vlen të përmendet. Pushteti vendor tashmë me 61 njësi i ka të gjitha mundësitë për shkak të territoreve shumë të mëdha dhe numrit të popullsisë që të implementojë politika për ndarjen e mjeteve në burim. Në rast se më parë, ju e dini që unë kam qenë pjesë e pushtetit vendor për një kohë të gjatë, ishte e pamundur për numrin e madh të komunave dhe të bashkive që secila të hartonte një politikë, tashmë kemi një specifikë.
 
-Helidon Bushati: Dhe e katërta është mea culpa, ajo që tha zoti Dashi. Është një akt i nevojshëm, duhet të ketë një mea culpa dhe jua kërkova edhe në takimin që patëm me industrinë ricikluese. I kemi bërë të humbin miliona për një tekë tuajën dhe nuk është e vërtetë që problemi ka qenë i porozitetit të doganave. Porozitetin e doganave po e sanksiononi ju. Te ligji ynë nuk ka pasur asnjë pikë që të thoshte: jo në të gjitha doganat mund të kalojnë mbetjet e riciklueshme. Ju sot po e bëni vetëm me pika doganore, sepse keni porozitet të doganave, e konfirmuat vetë. Po e legjitimoni edhe në ligj, e çoni vetëm në tri pika, sepse nuk mund t’i monitoroni të gjitha.
 
-Gjergji Papa: Në qeverisjen e kaluar, megjithëse ligji është miratuar që në vitin 2011, nuk është konstatuar asnjë hyrje e mbetjeve të dëmshme dhe të rrezikshme. Gjithashtu, kur ju morët pushtetin në vitin 2013 i kishit të gjitha mundësitë për të mbrojtur dhe për të kontrolluar jo vetëm doganat, por të gjithë sistemin në Shqipëri, në mënyrë që të mos lejohej futja e mbetjeve të dëmshme dhe të rrezikshme. Prandaj, do t’ju lutem që, krahas miratimit të ndryshimeve të këtij ligji, ju të pranoni se gjithçka që bëtë në vitin 2013, e bëtë totalisht për interesa politike. Njëkohësisht, duhet të pranoni që meqenëse e bëtë gabim në vitin 2013 kjo është arsyeja që po e korrigjoni tani në vitin 2016.çuditësosht
 
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit