Ministri i Financave, Petrit Malaj prezanton në Konferencën e Kryetarëve pr.buxhetin për 2026, ku theksoi se nga janari paga minimale do të shkojë në 500 euro nga 400 euro që është aktualisht. Për herë të parë, pagat e administratës do të indeksohen me 2.5%. Kostoja për rritjen e pagave dhe indeksimin do jetë 10 mld lekë.
“Nga 1 janari paga minimale rritet me 10 mijë lekë, duke e çuar me 50 mijë leke, dhe 70 mijë lekë në përfundim të mandatit, për tu përafruar me vendet e tjera në rajon dhe me gjerë. Do të nisim për administratën zbatimin indeksimit të pagave 1 herë në dy vite. Rritje page për punonjësit e sektorëve, mbështetës, kostoja e pagës minimale dhe indeksimi parashikohet të jetë rreth 10 mld lekë dhe prek 144 mijë punonjës qoftë të nivelit qendror apo vendor.
Vëmendja kryesore është te qytetarët, s’do mund ti kthenim politika konkret nismat nëse s’do kishim ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme. Për vitin 2025, rritja ekonomike do të jetë 3.9%. Rritja gjatë kësaj periudhë është gjeneruar nga kërkesa e brendshme, konsumi privat investimet dhe eksportet, në veçanti turizmi i cili vijon të jetë një nga motorët e rëndësishëm të ekonomisë tonë. Shkalla e papunësisë nga ana tjetër, ka rënë në nivelin më të ulët historik prej 8.5% në tremujorin e dytë të këtij viti. Shqipëria po ecën me ritme drejt forcimit të stabilitetit ekonomik fiskal duke afruar ekonominë me standardet e BE”, tha Malaj.
Lajmi kryesor:
Konferenca e Kryetarëve/ Malaj prezanton pr.buxhetin: I rikthejmë dinjitetin pensionistëve, s’ka rritje taksash! Opozita debat: Ku është paketa fiskale?











