Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ishte i ftuar sot në Komisionin e Ligjeve për të diskutuar mbi projektbuxhetin e vitit 2026 dhe fondin e parashikuar për këtë institucion.
Lamallari nuk paraqiti asnjë kërkesë shtesë për fondin duke thënë se buxheti i parashikuar prej 14.96 miliardë lekësh, mbulon të gjitha objektivat dhe nevojat e institucionit. Ndër të tjera, Lamallari tha se për herë të parë në vend do të ndërtohet instituti për të miturit.
"Buxheti i Ministrisë prej 14.96 miliardë lekësh plotëson nevojat që ne kemi. Prioritetet, janë ato që lidhen me sistemin e burgjeve. Kemi disa projekte të reja për rikonstruksion dhe ngritje të godinave të reja për burgjet. Fokus ka qenë dhe rehabilitim-integrimi, kthimi i kompensimit të pronave, përmbarimi gjyqësor, apo dhe ndihma juridike falas ku rreth 5000 qytetarë në pamundësi financiare, do të përfitojnë nga ky mekanizëm, mjekësia ligjore, instituti për të miturit, i cili ndërtohet si godinë për herë të parë, dhe është risi si për vendin ashtu dhe për rajonin”, tha Lamallari.
Lajmi në përditësim...
Komente









