Preçi: Aksioni nuk duhet të niste me
biznesin e vogël,do rritet papunësia

Preçi: Aksioni nuk duhet të niste me<br />biznesin e vogël,do rritet papunësia
Aksioni i qeverisë në luftën kundër informalitetit ka bërë që dhjetëra biznese të vijojnë ti kenë qepenat e mbyllura. Eksperti i ekonomisë Zef Preçi sqaron se kjo nismë ka pasoja të mëdha në punësim pasi shumë persona kanë humbur vendin e punës.

“Bizneset që kanë ulur qepenat nga njëra anë vetekspozohen si biznese që nuk kanë qenë në rregull me dokumente . Ajo çfarë është e dëmshme dhe padëshirueshme që këto biznese ndikojnë negativisht në punësim. Të punësuarit detyrimisht që humbasin vendet e punës apo minimalisht humbasin pagën për disa kohë.”- tha Zef Preçi.

Po ashtu zoti preci sqaron se kjo nismë nuk duhej të fillohej me biznesin e vogël pasi kështu i bllokon ata duke u mbyllur rrugët.

“Unë shpreh keqardhjen sepse biznesi po ta thjeshtëzojmë është si iriqi kur e godet iriqi mblidhet nuk hapet prandaj e mira qeverisjes do të ishte që të ketë një politikë më të hapur, të ketë konsultim më të gjerë me komunitetin e biznesit dhe grupet e interesit dhe njëkohësisht tu jepet koha e mjaftueshme që natyrshëm të integrohen kjo nuk do të thotë që të vazhdoj informaliteti në kuptimin duhet të ketë një fund por nuk bëhet në mënyrë represive sepse ndikimi është tejet i rrezikshëm nga pikëpamja e rritjes së papunësisë”- u shpreh Preçi.


Sa i përket shtimit të numrit të bizneserve që kane bërë regjistrimin në QKR Zef Preçi thotë se kjo eshte shenjë e qartë se kemi partur plot biznese që kanë operuar pa lejen perkatëse.

"Regjistrimi në QKR është diçka pozitive çfarë tregon që një pjesë biznesesh që ishin informale që kryenin një aktivitet që si aktivitet është i ligjshëm pra duhet të bëjmë dallimin midis kontrabandës korrupsionit apo aktiviteteve kriminale kryenin një aktivitet që është i njohur si aktivitet është i ligjshëm ofronin një mall apo një shërbim por nuk ishin kontribuues në tatime taksa apo sistemin e sigurimeve shoqërore.” – tha Zef Preçi.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Sot Dortmund - PSG në Champions League, Terzic i trembet francezëve: Ata janë favoritët për trofeun

Sot Dortmund - PSG në Champions League, Terzic i trembet francezëve: Ata janë favoritët për trofeun