Pre e sulmeve kibernetike? Kompania 'Air Albania': Lajme të pavërteta! Për të gjithë pasagjerët tanë, sistemet tona janë të paprekuara

Pre e sulmeve kibernetike? Kompania 'Air Albania': Lajme të pavërteta! Për të gjithë pasagjerët tanë, sistemet tona janë të paprekuara

Foto ilustruese

TIRANË- Kompania e fluturimeve ‘Air Albania’ ka deklaruar se lajmet që kanë nisur të qarkullojnë se sistemet e saj kanë rënë pre e suljmeve kibernetike, janë të pavërteta.

Në një reagim për mediat, ‘Air Albania’ ka siguruar të gjithë klientët e saj të dhënat e tyre janë të sigurta pasi sistemet janë të paprekura.

"Nisur nga publikimet e fundit mediatike të pavërteta, konfirmojmë për të gjithë pasasgjerët dhe partnerët tanë se sistemet e të dhënave të Air Albania janë të paprekuara dhe nën monitorim të vazhdueshëm.

Për Air Albania siguria e të dhënave dhe sistemeve operative qëndron në të njëjtin nivel maksimal me sigurinë që garantojmë në avionët dhe udhëtimet tona.

Skuadra të dedikuara ekspertësh monitorojnë operacionet kibernetike 24/7 duke përditësuar gjithashtu në mënyrë të vazhdueshme edhe programet kompjuterike dhe çertifikatat e sigurisë. Me Air Albania çdo qiell është i sigurtë", thuhet në reagim. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr