Partinë Demokratike politikani Preç Zogaj e sheh si të vetmen forcë politike e destinuar të rritet dhe që përfaqëson të vetmen forcë që qëndron në këmbë me vlera perëndimore. Në fjalën e tij në hapjen e fushatës zgjedhore të PD-së në Tiranë, Zogaj tha se PD lindi si forcë pro SHBA dhe nuk mund të funksionojë si forcë anti SHBA sicc kërkon ta bëjë Berisha.
“Na ra nderi i papërsëritshëm që të prezantonim për herë të parë në Evropë PD-në që kishte 2 muaj që ishte formuar. Mendoni ti rivendosni përpara apo pas zgjedhjeve të 31 marsit marrëdhëniet me SHBA-në. kjo pyetje i ishte bërë më parë por ne nuk kemi pasur vendim. Por përgjigja ishte direkte: Po menjëherë që nesër. Nuk kishte nevojë për takim, për vendim. Përgjigja ishte në arsyen pse ishte themeluar ajo parti, arsyeja e ekzistencës së saj. Orientimi perëndimor ishte në statutin e parë. PD ka përjetuar divergjenca të lloj-llojshme.
Për herë të parë që nga shtatori 2021 PD fillon dhe vazhdon të përballet me një çështje që sipas pikëpamjes sime është përtej diversitetit normal që duhet të mbajë të bashkuar një parti, çështje e orientimit. Me kë është PD sot në botë? Kush e do PD-në sot në botë. Është një parti që do t’i mbajë dyert e hapura për miqtë e saj demokratikë apo do t’i mbajë marrëdhëniet e prishura me SHBA-në, Britaninë e Madhe apo me Evropën. Kjo është një çështje serioze.
PD është në gjenezë dhe në gen vetëm euroatlantike. Nëse nuk është e tillë ajo nuk është më PD. Mund të jetë çdo gjë tjetër por nuk është më PD. Do të ishte e trishtë dhe e turpshme për të djathtën shqiptare që marrëdhëniet me perëndimin t’i mbante PS. Për këtë qëndron në këmbë Partia Demokratike perëndimore. Marrëdhëniet me SHBA dhe BE janë më të rëndësishme se vetë pushteti. PD aktualisht nuk është e thënë të jetë shumicë, por pakicë krijuese e vendimeve të mira. Kjo është partia e busullës dhe jo thjesht e vulës. Kjo parti është e vetmja që mund të rritet”, tha ai.
Lajmi kryesor: