Preç Zogaj: Të pathënat e
demonstratës së 21 janarit

Preç Zogaj: Të pathënat e<br />demonstratës së 21 janarit
TIRANE-Pjesë nga libri i Preç Zogajt "Në kërkim të zgjedhjeve të humbura", si u shfaq videoskandali Meta-Prifti dhe parathënia e vrasjeve të 21 janarit. Të pathënat e bisedave që bëheshin mes liderve gjatë demostratës.

Indinjata e provokuar nga videoskandali dhe ajo e poshtërimit të opozitës për kutitë ishin përzier si dy degët e një Indinjata e provokuar nga videoskandali dhe ajo e poshtërimit të opozitës për kutitë ishin përzier si dy degët e një lumi të madh që endet andej-këndej pa drejtim. Ky ishte janari shqiptar i vitit 2011. Edi Rama ishte prej javësh, para se të dilte videoja, nën presionin e publikut opozitar dhe aleatëve të tij për të thirrur një protestë të madhe si atë të 26 nëntorit 2009, apo 30 prillit 2010.

Tani që kishte dalë edhe videoja dhe Kryeministri kishte zbritur personalisht në fushën e betejës për të zhurmuar efektet e saj, presioni ndaj tij ishte akoma më i madh. Në një takim të Opozitës së Bashkuar në zyrat e Partisë G99, e la sërish veten të bombardohej nga kërkesat e aleatëve për të thirrur një protestë. Spartak Ngjela, kryetari i Partisë "Ligj dhe Drejtësi", shkoi edhe më tutje. Tha se me djegien e fletëve, me daljen e videos dhe me mbrojtjen që po i bën kryeministri Sali korrupsionit, koha e protestës ka mbaruar. Tani i duhet bërë thirrje popullit të dalë në demonstratë. Ku ishte dallimi mes protestës dhe demonstratës?

Pyetja qëndronte vetvetiu pezull. Nuk ishte nevoja të përgjigjej njeri. Demonstrata nënkuptonte një nivel më të lartë të ushtrimit të forcës. Demonstrata nënkuptonte përplasje. Pak a shumë si në Tunizi dhe Egjipt, ku protestat e zgjatura të opozitës kishin çuar në largimin e presidentit Ben Ali në Tunizi dhe po tronditnin nga themelet regjimin autarkik të presidentit Hosni Mubarak në Egjipt.

Rama dëgjonte me një pamje të menduar dhe pak të ngrysur. Përtej mëdyshjeve të jashtme, kuptohej qartë se i pëlqente ideja e një demonstrate të madhe. Por nuk vendosi gjë atë ditë. Ndërkaq, u kërkoi aleatëve të flisnin para mediave që prisnin jashtë. Parada e tyre doli e nxehtë prush. Vetë Rama gjeti rastin të kalonte pa folur, ndërsa aleatët po intervistoheshin. Me kryetarët e përndezur të partive aleate në sfod, dukej sikur po dilte nga një fonderi.

Shqipëria opozitare po nxehej si në një rit dervishësh. Duke parë çfarë bastesh të rënda po viheshin, Rama filloi t'i mëshonte kumtit se demonstrata do të ishte paqësore.

 Vazhdimi në gazetën Shqiptarja.com, 10 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sportisti australian pret gishtin për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit

Sportisti australian pret gishtin për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit