Pavarësisht historisë së shkurtër 22 vjeçare të demokracisë shqiptare, janë ndërruar katër presidentë dhe po përgatitet pesidenti i pestë, Bamir Topi, vetëm ish-presidentët Ramiz Alia dhe Sali Berisha nuk kanë qënë në ceremoninë e dorëzimit të detyrës pasardhësve të tyre. Ndërkohë që Presidenti Meidani ia ka dorëzuar paqësisht detyrën pasardhësit Moisiu, dhe ky i fundit, po paqësisht pasardhësit Topi. Ndërsa Alia nuk e ka pritur në zyrë pasardhësin Berisha kurse ky i fundit, jo vetëm që nuk ka dorëzuar detyrën te pasardhësi Meidani por i ka marrë dhe karriken presidenciale, me pretendimin se e kishte dhuratë personale nga miqtë e tij në kohën kur ishte në detyrë për pesë vite.
(jm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(jm/shqiptarja.com)







