Në shtator të 2010 Tahir Belegu dhe Taulant Troplini të dënuar tashme me 6.8 dhe 4 viteg burg për akuzën e Vjedhjes së bankave mbetur në tetativë kanë përdorur një skemë identike si ajo që kanë përdorur autorët e një dite më parë në bankën që ndodhet në ish-Bllok.

Dy personat kanë përdorur lokalin e vogël të Neki Kapxhiu, i cili i kishte lënë me qëra në afërsi të degës së bankës që ndodhet në zonën e 9 katësheve në kryeqytet. Shtetasi me emrin Ali, i cili e kishte marrë me anë të numrit të telefonit 2378XXX, duke i thënë se, e donte lokalin me qera për kunatin e tij. Nekiu ka insistuar për të bërë kontratën e qërasë së lokalit kurse Aliu i ka thënë se, do të lidhnin kontratën më vonë, duke i dhënë si fillim edhe qëra për disa muaj.

Por sikundër rezultoi nga hetimi se, ky dyqan nuk është përdorur nga shtetasi me emrin Ali por, është përdorur nga shtetasit Tahir Belegu dhe Taulant Troplini. Të dy këta shtetas kanë bërë gërmime dhe kanë çarë betonin e dyshemesë së këtij lokali me mjete të posaçme, kanë prerë edhe hekurat e soletës që lidhin betonin.

Me pas është arritur që të hapet një vrimë e vogël e cila futej në brendësi të bankës “I S”. Nga process-verbali i kqyrjes së vendit të ngjarjes është arritur të fiksohen në cilësinë e provave materiale edhe mjetet e posacme për vjedhjen e bankes si: bombula me oksigjen që shërbejnë për prerje metalesh, dalta, çekiçë, trapanë, aparate fotografikë për të parë në brendësi të vrimës së hapur. Për shkak se, veprimtaria e të pandehurve është pikasur nga policia, vjedhja e bankës nuk është kryer pasi këta shtetas janë kapur në flagrancë nga policia e shtetit, duke tentuar vjedhjen e bankës.

Në keto kushte policia gjyqesore ka bërë dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve Tahir Belegu dhe Taulant Troplini. Tashmë të dy këta persona janë liruar nga burgu, pasi kanë përfunduar dënimin e dhënë nga gjykata e Tiranës.

Redaksia Online
Shqiptarja.com