TIRANË - Disa predha luftarake janë gjetur në një kontenier mbeturinash në Kombinat. Policia është njoftuar rreth orës 16:20 minuta nga disa banorë, të cilët kanë parë mjetet luftarake të hedhura aty.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu, të cilët kanë rrethuar zonën dhe nuk lejojnë kalimin e njerëzve dhe mjeteve. Ndërkaq janë duke pritur forcat xheniere, të cilët do të bëjmë çmontimin e mjeteve luftarake.
Burime nga policia thanë se, ende nuk dihen rrethanat e vendosjes së predhave në kontenier.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)






