Shkaku i zjarreve të shumta në Qarkun e Lezhë ka bërë që prefekti i këtij qarku t’i jep ultimatum bashkive të zonës për të planifikuar fondet e nevojshme për emergjencat, në të kundërt nuk do tu konfirmohen buxhetet e vitit të ardhshëm nga institucioni i prefektit.
 
Ai i është referuar situatës problematike me zjarret e kësaj vere në qarkun e Lezhës për të kërkuar më tepër vëmendje ndaj emergjencave.
 
Ndreca: Bashkitë të përcaktojnë fonde për emergjencat në buxhetin e 2018-ës
Ndreca ka deklaruar se ka mangësi të theksuara të pajisjeve për ndërhyrje në raste të tilla, ndaj edhe duhet që njësitë e qeverisjes vendore dhe ato qëndrore të bëjnë më shumë në plotësimin me mjetet e nevojshme.
 
“Sitata ka qënë tejet alarmante në Qarkun e Lezhës dhe jam I bindur që shumica e zjarrëvënieve janë të qëllimshme, vetë format e zjarreve e tregojnë këtë.  Mjetet janë të pamjaftueshme, plus terreni që e vështirëson shuarjen e zjarreve”, shprehet Ndreca.
 
“I bëj thirrje tre Bashkive të Qarku Lezhë, që një zë I fuqishëm i buxhetit në 2018 të jetë për emergjencat civile.  Do kthej mbrapsht buxhetin nëse këto e konsiderojnë sit ë dorës së tretë investimet në strukturat e emergjencave”, vujon prefekti.
 
Prefektura e Lezhës përfshin, bashkitë Mirditë, Kurbin dhe Lezhë.
 
Vetëm në 3 muaj, në këtë qark janë regjistruar mbi 93 vatra zjarri, disa prej të cilave u fikën vetëm me nisjen e rreshjeve të shiut.
 
Pamundësia në logjistikë dhe infrastrukturë ishin  edhe shkaku kryesor i ndërhyrjeve për të shuar në kohë të shpejtë zjarret, që sipas prefektit, Ndreca në jo pak raste ato ishin të qëllimshme.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com