Në lidhje me skandalin seksual të ish-kryebashkiakut të Dibrës, ka reaguar edhe Prefektja e këtij qarku, Donika Hysenaj.

Ajo ka deklaruar se distancohet nga ky rast, ku Shukri Xhelili shfaqet në një video-skandal dhe kërkon favore seksuale në këmbim të një kontrate pune.
 
"Ne distancohemi dhe e dënojmë këtë akt të turpshëm dhe perverse të personit në fjalë. Theksojmë se ky është një rast i veçuar që nuk ka përse të përgjithësohet e të baltosë pushtetarët vendorë pavarësisht se cilin krah politik përfaqëson. Në i bëjmë thirrje vendorëve dhe administratorëve të vazhdojnë punën në shërbim të qytetarëve dhe organet le ta anlizojnë rastin. Edhe këshilli bashkiak është në një mbledhje urgjente për të marrë një vendim. Si grua dibran dhe në emër të grave dibrane, paç faqen e zezë", u shpreh Hysenaj.


Redaksia Online
Shqiptarja.com