Shtëpitë e barit në Shkodër/ Andoni: Ka më shumë rrënjë të mbjella këtë vit! Drejtuesi i policisë: Kultivuesit e shesin drogën pranë shkollave, të nisë sensibilizimi

Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni ka ngritur shqetësimin për shtëpitë e barit që ngrihen nga grupet kriminale dhe kërkon nga komunitetet që të mos tregojnë indiferencë por të nisin sensibilizimin.

“Krahasuar me një vit më parë, kemi më shumë rrënjë të mbjellura këtë vit. Për 102 rastet e evidentuara, janë referuar në prokurori 111 persona.Në 2021 janë 102 raste të kultivimit të bimëve narkotike. 191 raste në 2022. Më shumë rrënjë te mbjellura. Për 102 raste, 25% e tyre janë referuar në prokurori, 111 persona”, tha Angoni.

Ndërsa Ervin Hodaj, drejtor i DVP Shkodër u shpreh se shitja e dozave të drogës bëhet pranë ambienteve të shkollave ndaj e cilësoi të rëndësishme kontrollin e territorit.

“Një nga problematikat që kam hasur është prania e lëndëve narkotike, kryesisht kanabis në mjedise, rrugë dhe ambiente publike. Të rinjtë që akuzohen për narkotikët shpesh arrestohen për vjedhje të vogla apo sjellje anti shoqërore apo si shitës të dozave të vogla.  Reaguam dhe do reagojmë fort në shitjen dhe përdorimin e lëndëve narkotike, sidomos në shkolla. Që nga fillimi i vitit kemi kapur e proceduar penalisht 30 shpërndarës narkotikësh, mosha mesatare 22 vjeç dhe më i riu 15 vjeç. Këta do të marrin dënimin që do i japë drejtësia dhe me shumë mundësi një pjesë e tyre do kthehen sërish rrugës e ne do bëjmë sërish punën tonë. Kjo ndodh nga prania e lëndëve narkotike në ambientet ku jetojmë, punojmë dhe argëtohemi. Kjo ndodh se kultivuesit e grupeve kriminale e shesin drogën në shkolla e lokale për të nxjerrë fitime dhe për ironi të fatit këto mund t’i duhen për të paguar avokatin apo për të rehabilituar fëmijën nga droga që kultivon po vetë.

Kemi përcaktuar objektiva konkretë për goditjen e kultivimit të kanabisit. Do reagojmë fort në reduktimin e shitjeve të lëndëve narkotike. Kemi ndaluar 30 shpërndarës narkotikësh. Kultivuesit e shesin drogën në shkolla. Në 2022 janë proceduar penalisht 7 inspektorë të shërbimit pyjor, 19 punonjës të OSHEE. Problemi i kultivimit të kanabisit është përgjegjësi e përbashkët. Kapacitetet njerëzore të policisë janë në nivelin e duhur për të goditur fenomenin. Rezultatet e kanë treguar. Territori i vështirë i Dukagjinit dhe mos kontrolli i duhur nga institucionet e tjera bën që ky fenomen të jetë më i vështirë në këtë zonë”, tha Hodaj.

Takimi u zhvillua në zyrën e Prefektit, të Task Forcës Vendore Antikanabis, lidhur me realizimin e koordinimit dhe bashkëveprimit efektiv të veprimtarisë së institucioneve qendrore në nivel vendor dhe të këtyre institucioneve me njësitë e vetëqeverisjes vendore, për parandalimin, goditjen dhe shkatërrimin e kultivimit të kanabisit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë