VLORE - Ndërtimi i “Lungomares” pritet të pasohet edhe një sërë investimesh të tjera infrastrukturore në qytetin bregdetar te Vlorës.

Ky fakt pohohet nga prefektja Etjona Hoxha, e cila thotë  se pas shumë vitesh pushteti qendor e ka kthyer vëmendjen nga qyteti i Vlorës sa i përket investimeve.

Hoxha pohon se projekti i “Lungomares”, investimet në port, projektet e gjelbërimit dhe rikonstuksioni i rrugëve të brendshmë pritet t’i japin një fytyrë te re qytetit të Vlorës.

 “Ne kemi investime të tjera dhe projekte që shpresojmë ta ndryshojnë jetën në qytetin e Vlorës, bëhet fjalë për nyjen lidhëse mes fundit të autostradës Levan-Vlorë dhe rrugës transballkanike, gjithashtu kemi dhe një projekt tjetër me vlerën 800 mijë dollar për sistemimin e hapsirave publike edhe gjelbërimin e këtyre zonave. Në fakt janë projektet që vijnë së fundmi të miratuara nga qeveria Shqiptare”, tha Hoxha.

Prefektja sqaroi se këto projekte do finalizohen edhe fale suportit të bisnesmeve në qytetin bregdetar.