RUSI- Gjendja shëndetësore e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, i cili ndodhet në burg prej 17 janarit, dhe në grevë urie prej 1 jave, po përkeqësohet, duke humbur ndjeshmërinë në këmbë dhe duar, siç ka deklaruar edhe avokati i tij.
Javën e kaluar Navalny, ka filluar grevë urie, pasi sipas tij nuk ka marrë vëmendjen dhe trajtimin e nevojshëm shëndetësor, pasi kishte dhimbje të forta në këmbë dhe kurriz.
Avokati i tij, Vadim Kobzev, i cili vizitoi Navalnyn gjatë ditës së djeshme, përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter, shkruan se sëmundja e Navalnys po përkeqësohet pasi ai ka humbur ndjeshmërinë në këmbë, duar dhe kurriz.
“Alexei po ecën vetë, por ka dhimbje. Është shumë shqetësues fakti se sëmundja po përparon duke e bërë atë të humbasë ndjeshmërinë në këmbë, duart dhe kurriz.”, shkruan avokati.
Në fillim të kësaj jave, Navalny, u zhvendos në një pavion të sëmurësh brenda në burg, pasi është ankuar se ka kollë dhe temperaturë të vazhdueshme.
Kritiku më i ashpër i Kremlinit, disa ditë më parë, përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram, ka bërë publik faktin se në burg po përpiqen të ndërhynë në grevën e tij të urisë, duke pjekur pulë pranë tij dhe duke i shërbyer ëmbëlsira.
Sekretarja e Shtypit të SHBA, Jen Psaki tha se administrata e Biden e konsideron burgimin e Navalny "të motivuar politikisht dhe një padrejtësi të rëndë", duke bërë që edhe thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij.
Edhe një grup aktivistësh i të drejtave të njeriut “Amnesty International”, janë shprehur se mënyra me të cilët po trajtohet Alexei Navaln mund të konsiderohet çnjerëzore, dhe torturuese, gjë që mund ta vriste atë ngadalë.
Navalny ka probleme me ligjin rus që prej vitit 2014, kur është dënuar nga gjykata me kusht.
Dënimi më kusht u shndërrua në një burgim të vërtet në shkurt të këtij viti, pas kthimi të tij nga Gjermania, ku ai ishte duke marrë trajtimin mjekësor për helmim, ku edhe ra në koma.