Prej 1 muaji punonte në një firmë, spanjolli 47-vjeçar u gjet i vdekur në tualetin e hotelit në Divjakë! Shoku raportoi 'vetëvrasjen'

Mbrëmjen e djeshme një shtetas spanjoll i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë në një dhomë hoteli në fshatin Karavasta të Bashkisë Divjakë. 47 vjeçari Francisko Cervilla prej disa muajsh punonte në këtë zonë në montimin e serave diellore.

Ka qenë shoku i dhomës kolegu i tij Osvaldo Velasco 41 vjeç që e ka gjetur në banjën e dhomës që ndanin të dy.

Velasco ka dhënë alarmin duke kërkuar ambulancën. 47 vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve që i ka shkaktuar vetes.

Trupi i të ndjerit është dërguar në morgun e mjekësise ligjore në Tiranë, ndërsa kolegu i tij po pyetet nga grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen.

Nga burime mësohet se kohët e fundit 47 vjeçari Francisko Cervilla ka shfaqur shenja depresioni për shkak të problemeve me familjen që e kishte në Spanjë.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda