Prej 1 viti në 'arrest shtëpie', 50-vjeçari në Berat: Nuk e plagosa shokun me armë zjarri! Të zbardhet ngjarja, humba punën në Britani prej masës së sigurisë

Një sherr i ndodhur 1 vit më parë mes disa të rinjve në oborrin e një lokali në Dimal, ka penalizuar 50-vjeçarin Neritan Tafa, i cili është akuzuar si përgjegjës për plagosjen e 36-vjeçarit Erjon Furxhiu. Në 7 Janar të vitit 2022, disa të rinj pas konsumimit të alkoolit në lokalin "Star" në Dimal, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin në oborr.

Neritan Tafa,ka mbërritur më vonë për të ndarë sherrin mes të rinjve, pasi njëri prej tyre ishte nipi i tij. Pas përfundimit të konfliktit, Tafa dhe disa shokë të tij kanë qëndruar jashtë lokalit duke biseduar. Për arsye që nuk dihen, Tafa ka thyer në kangjellat e lokalit me shkopin e golfit që mbante në dorë dhe pak minuta më vonë, shoku i tij Erjon Furxhiu ka ndjerë gjak në këmbë dhe është dërguar në spital nga një tjetër shok.

Ai nuk e kishte kuptuar se një pjesë e shkopit të golfit që u thye i kishte hyrë në këmbë. Edhe pse në spital i dëmtuari Erjon Furxhiu ka deklaruar se është plagosur pa dashje nga mbetjet e një shkopi golfi që u thye, policia shpalli në kërkim Neritan Tafën, të cilin e arrestoi mëngjesit e së nesërmes në banesës e tij, duke e akuzuar për "Plagosje me armë zjarri".

Pas kontrrollit të bërë në banesën e tij nuk u gjet armë zjarri,ndërkohë që edhe nga deklarimet e më tepër se 20 dëshmitarëve në vendngjarje u pohua se nuk është gjuajtur me armë. Dy ditë më vonë, Tafës ju caktua masa e sigurisë "arrest me burg" me afat 40-ditë,me qëllim që Prokurori i Beratit të grumbullonte provat e nevojeshme. Pas 40-ditësh,masa në vijim e marrë nga Gjykata e Rrethit të Beratit për Neritan Tafën ishte "arrest shtëpie", masë kjo më të cilën Tafa vazhdon të qëndrojë prej 1-viti në banesë.

Duke pritur për një vit me radhë që të vihet drejtësi nga organet vendimmarrëse për shpalljen e pafajësisë së tij,Tafa ka vendosur ta bëjë publike në media problemin e tij. Në dokumentat që ai disponon, vërehet se asnjë prej mjekëve të Repartit të Urgjencës dhe Kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Beratit, nuk ka konstatuar plagë të shkaktuar nga armë zjarri, ndërkohë që edhe akti i ekspertimit mjeko-ligjor,i bërë nga 3 ekspertë nuk e konstaton këtë fakt.

Tafa deklaron se prokuroria dhe gjykata po e akuzojnë dhe dënojnë pa asnjë provë. Edhe në kamerat e sigurisë të lokalit, duket qartë që Neritan Tafa del nga makina e tij vetëm me një shkop golfi në dorë dhe jo me armë. 50-vjeçari kërkon drejtësi dhe shpalljen e tij "të pafajshëm", pasi siç pohon edhe vetë kjo ngjarje i ka ndryshuar rrjedhën e jetës të cilën e kishte ndërtuar prej vitesh jashtë Shqipërisë.

Duke qenë se është nën masën e sigurisë "arrest shtëpie" nuk ka mundur dot të largohet nga vendi dhe ka humbur edhe punën në Britaninë e Madhe. Babai i 4 fëmijëve, banues në fshatin Arrëz në bashkinë Dimal, i bën apel shtetit të zbardhi ngjarjen dhe të vërtetojë pafajësinë e tij, fakt ky i pohuar dhe nënshkruar edhe nga vetë i dëmtuari Erjon Furxhiu. 

 

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës