Prej 1 viti në Itali, kush është i riu që vdiq në aksidentin në Rrogozhinë! Askush s’e dinte udhëtimin surprizë, nuk e takoi dot familjen! U kthye për 2 dasma në fis

Udhëtimi surprizë për familjarët u kthye në tragjedi. Festim Meçja është i riu 27 vjeç që u nda nga jeta ditën e djeshme vetëm pak kilometra larg banesës së tij në Sinaballaj të Rrogozhinës, ku mezi priste të takonte familjarët që do t’u shfaqej surprizë. Por parakalimi i gabuar dhe humbja e kontrollit të mjetit i automjetit tip ‘Benz’ që drejtonte të përfundonte i shndërruar në hekurishte, poshtë rrotave të kamionit. Ai mbeti i bllokuar për rreth një orë në mjet derisa u bë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë. Ndërsa shoferi i kamionit, i identifikuar si I.C., nuk pësoi dëmtime por mbeti i shokuar nga ngjarja e rëndë.

Që nga momenti i aksidentit që ndodhi dje (4 gusht) u deshën shumë orë që të mësohej identiteti i tij dhe detaje mbi ngjarjen e rëndë.  Ai ishte nisur për në Shqipëri nga Parma në Itali, ku jetonte e punonte prej kohësh si punonjës në një sipërmarrje private që të merrte pjesë në dy gëzime familjare. Ai nuk donte të humbiste martesat e të afërmve të fisit dhe nuk vuri askënd në dijeni për kthimin në atdhe pas një viti. Festimi që nuk mbërriti i gjallë tek të afërmit e tij kishte emigruar për të ndihmuar familjen me probleme ekonomike. 27-vjeçari la pas vëllain që punonte ashtu si ai në Itali, nënën që vuante nga probleme shëndetësore, motrën që duhet të ndiqte studimet dhe babain që mundohej të nxirrte të ardhura me punë fshati.

Festim Meçja u nda nga jeta prej pakujdesisë, thonë hetimet e para. Ai humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi nën rrotat e kamionit pikërisht në kthesën ku do të hynte për të takuar familjarët për të cilët kishte mall, ashtu si çdo person që emigron për një jetë më të mirë larg familjes.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/08/2022 22:46

    Malli per familjen dhe te afermit,gezimi dhe padurimi i kthimit i shoqeruar me pakujdesi dhe ja rezultati.R.I.P!

    Përgjigju
  • Thethi: 05/08/2022 10:22

    Nje pjese e madhe e shoferave shqiptare desin ne parakalime kur nuk kane asnje lloj arsye per nxitim,se me te thane dikush hajde urgjent se ke nanen ne spital ne grade te funit(larg kjofte)edhe pranohet disi,por nuk xan men as pjesa tjeter qe metet gjalle!

    Përgjigju
    • Pjeter: 05/08/2022 14:58

      Nuk eshte problem vetem sinjalistika Arberori!!!,eshte edhe mentaliteti.Ne Shqiperi luajn me vdekjen ne timon te gjithe,e ska pushtet qe te gjen derman kur je patollogjikisht i tille,madje edhe shoferet e furgoneve me pasagjere siper,futen ne parakalime me te heq trurin.Nuk e di rruget e tjera,por ajo Elbasan- Korce, eshte rruge ku parakalohet neper kthesa qorre,aty Shumakerat shpalosin vlerat ne timon,ne menyre te vazhdushme,edhe pse e nuk mungojne sinjalistikat.Njerzit ne Shqiperi,nuk kane durim ne timon,injorojne komplet faktin,qe, c'dokush,vdes vetem nje here,nuk e kuptojne qe askush nuk kthehet mbrapsh pasi kan vu mend pas nje aksidenti vdekje prures si ky i fundit.Shqiptaret ne timon,eshte sikur bejne Ruleten ruse,ky eshte shkaku kryesor i aksidenteve me pasoje vdekjen,e tani,bejne shumekerat edhe neper plazhe.

    • Arbërori: 05/08/2022 11:02

      Nuk ka sinjalistik të duhur prandaj rrugët e vendit janë bër barrens të gjalla. Ndertojn rrugët i vjedhin sinjalistikën, pushtet fashist kriminal

  • Bim: 05/08/2022 08:49

    Ngushellime familjes por tmerr kur mendon se sa shqiptar vrasin vedin ose te tjeret me sjellet e tyre si bagti, duhet sezben qe shteti te filloj nje cikel senzibilizimi

    Përgjigju
    • tony: 05/08/2022 14:22

      O arber mos ja fut pordhes kot aksidentet ndodhin nga pakujdesia e drejtimit makines dhe nga mos zbatimi i rregullores teknike te automjeteve per qarkullimin rrugor.Kjo rregullore eshte siguria me e madhe me 99 '/, ne ngarje te makines.Ato qe kane bere kete rregullore qindra vite me pare kane q ene nje grup njerezish te shkolluar dhe jo nje njeri i vetem e cila ka ardhur duke u permisuar po te zbatohet rregullorja tekninke aksidentet ulen ne menyre te ndieshme

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Humbja në Liverpool, Ancelotti: Keni për ta parë, do kualifikohemi dhe do garojmë për trofeun

Humbja në Liverpool, Ancelotti: Keni për ta parë, do kualifikohemi dhe do garojmë për trofeun