Prej 3 ditësh mali i Gjallicës në Kukës nën 'pushtetin' e flakëve, kërkohet ndërhyrja nga ajri (VIDEO)

Që prej tri ditësh mali i Gjallicës në Kukës vazhdon të jetë nën pushtetin e flakëve. Nga ana e bashkisë është kërkuar ndërhyrja me helikopter, pasi flakët po përhapen me shpejtësi, duke u favorizuar edhe nga era.

Banorët e fshatit Shtiqen dhe zjarrfikësit e bashkisë Kukës po mundohen me mjete rrethanore të shuajnë flakët, por terreni është shumë i vështirë dhe nuk lejon që zjarri të vihet në kontroll.

Për të normalizuar situatën sa me shpejt është kërkuar nga Emergjencat Civile ndërhyrja nga ajri, për shkak edhe të terrenit të vështirë. Ekspertët do të qëndrojnë në vendin ku janë shfaqur flakët, për të monitoruar situatën deri në shuarjen totale të zjarreve.

Zjarri ka nisur pasditen e se premtes dhe është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë