Prej 56 ditësh pozitive me koronavirus, modelja: Po jetoj një makth, kur do të mbarojë e gjithë kjo!

Prej 56 ditësh pozitive me koronavirus, modelja: Po jetoj një makth, kur do të mbarojë e gjithë kjo!

Bianca Dobroiu

Bianca Dobroiu, një modele 23-vjeçare rezidente në Bologna tregon se po përjeton një makth si pasojë e koronavirusit. Ajo u paraqit në spitalin e Sant’Orsola më 28 shkurt me temperaturë të lartë dhe kishte të gjitha simptomat e Covid-19.

Sipas The Sun, ajo u deklarua e shëruar më 10 mars, por që nga ajo ditë rezulton ende pozitive me koronavirus.

“Prej muajit mars jam në gjendje të mirë, por pas 6 tamponesh rezultoj ende pozitive. Qëndroj e mbyllur në dhomën time dhe nuk takoj askënd”, tregon 23-vjeçarja.

Vajza jeton me të ëmën në një apartament, por është e detyruar që të ndjekë rregulla shumë të ashpra edhe brenda shtëpisë.

Me nënën time alternohemi për çdo gjë, dhe të ngrënën e bëjmë me turne. Është një makth. Nuk mundem më. Mezi pres që të dal jashtë qoftë dhe për një orë. Vetëm shikoj televizor dhe lexoj.

Për mjekët jam një rast që duhet studiuar, por dua përgjigje se kur e gjitha kjo do të marrë fund. Fatmirësisht koronavirusin nuk e kalova në gjendje të rënduar, por jam akoma e infektuar. Sa vjen momenti për të bërë tamponin kam ankth. Më pas shoh rezultatin dhe dorëzohem”, është shprehur modelja.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dionis: 25/04/2020 10:12

    Mos ai qe te ben tamponin te mban si skllave!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë