Korçë- Prej 7 muajsh në kasolle, familja që u dëmtua nga tërmeti i 1 qershorit: Djali bashkë me familjen ikën te vjehrri

KORCE- Kanë kaluar 7 muaj që nga tërmeti i 1 Qershorit që preku disa fshatra në Korçë si Floq, Darzezë dhe Vidohovë. Banorët e prekur nga tërmeti, banesat e të cilëve u shkatërruan, ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet.

Report TV është rikthyer në fshatin Floq, ku 75 banesa pësuan dëmtime nga tërmeti i 1 Qershorit. Në këtë fshat ka banorë të cilët thonë se ende nuk kanë marrë një zgjidhje për banesat e tyre. Një ndër to është edhe familja Pelivani e cila pas datës 1 Qershor është detyruar të jetojë në një kasolle për 7 muaj.

Sipas kryefamiljarit banesa pas disa vlerësimesh kaloi në kategorinë e tretë për dëmshpërblim,vlera e së cilës nuk është dhënë ende për këtë familje.

“Djali i vogël bashkë me nusen dhe çupën 3 vjeç ikën të vjehrri se s’mund të jetonin këtu. Unë me gruan kam ndenjur 4 ditë në çadër, pas 4 ditësh kam ardhur kam jetuar jashtë. Në 4 qershor kam ndërtuar këtë kasolle vetë se s’kisha ku të jetoja”, tha Sotiraq Pelivani

Ndërkohë ka ende familje të cilët edhe pse banesa i është dëmtuar rëndë nga tërmeti vijojnë të qëndrojnë prej 6 muajsh brenda mureve të çara dhe kollona të postuara. Familja Hasankolli thotë për Report TV se për ta nuk është bërë asgjë.

“Që në 1 qershor banesa jonë pati dëmtime, këto dëmtime që shikoni, mos të them që janë shtuar më shumë tani. Kur erdhi e pa komisioni tha është për rikonstruksion,po prisnim radhën, spo vinte njëri vajtëm në bashkia na tha ju shpunë për dëmshpërblim. Na caktuan 1 milon, mund të bëhët gjë.Le që nuk i dua lekat, ça bënë për Floqin njëhër, 7 anëtarë, po më flenë fëmija në këtë dhomë të shembur”, tha një banore

Sipas grupeve të verifikimit në fshatin Floq 18 prej banesave të dëmtuara nga tërmeti  u vlerësuan për rindërtim nga ku 17 kanë përfunduar punimet dhe 1 është drejt fundit. 19 banesa u rikonstruktuan. Ndërkohë 38 banesa do përfitonin dëmshpërblim.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë