Prej 8 ditësh Turqia lufton me flakët, mbi 16 603 persona të evakuar

Prej më shumë se një jave lufta e Turqisë me zjarret vazhdon. Deri më tani 160 nga 174 vatra zjarri në 38 provinca janë vënë në kontroll. Në 14 zonat që ende janë të përfshira nga flakët lufta vazhdon. 

Ndërkohë që në disa fshatra në jug të Turqisë janë detyruar të evakuohen disa fshatra.

Zjarri filloi në lagjen Beyciler të Milas në provincën e Mugla dhe u përhap në katër lagje në Bodrum, duke arritur në lagjet Turkevleri dhe Oren.

Flakët, të cilat u përhapën shpejt me erën e fortë, i detyruan banorët e një zone të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Të martën më parë, Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu tha se 16,603 banorë janë evakuuar për shkak të zjarreve në jug të vendit.

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën në zjarret që nga fillimi i së mërkurës së kaluar.\

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë