Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, bëri një vizitë në shtëpinë e re të inspektorit të Policisë së Shtetit, Arbër Belba, në Elbasan, i cili ishte një ndër përfituesit e programit të veçantë të aplikuar këtë vit, për dhënie kredie me interes zero për punonjësit e policisë që kanë nevoja urgjente për strehim.
Gjatë vizitës në shtëpinë e re të efektivit, Balla ishte i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla thekson se “ky është vetëm fillimi i një rruge të re mbështetjeje afatgjatë për familjet e reja të atyre që i shërbejnë ditë-natë shtetit dhe qytetarëve të Republikës së Shqipërisë”.
Duke folur rreth programit qeveritar për akordimin e kredive me interes zero për disa kategori punonjësish të shtetit, përfshirë edhe të policisë, Balla theksoi ky program është një program shumë i rëndësishëm për t’i dhënë një mbështetje dhe një dinjitet dhe një dinjitet çdo punonjësi të policisë
“Ky program është një program shumë i rëndësishëm për t’i dhënë një mbështetje dhe një dinjitet dhe një dinjitet çdo punonjësi të policisë. Ju jeni një prej 912 familjeve të punonjësve të policisë që falë mbështetje s së qeverisë dhe këtu nuk e fsheh aspak edhe angazhimin personal të kryeministrit, ju sot jeni me një shtëpi të re me një kredi me interes zero”,-u shpreh Balla.
Kur di marren te tjeret apo e keni me perzgjedhje si u do qejfi po aty ka qe kane punuar 35 vjet e ju su keni dhene shtepi
Përgjigju