Prej dekadash e amortizuar, 'Bankers Petroleum' shton rrugën e Kallmit në Fier

Prej dekadash rruga që lidh disa fshatra siç janë Kallm i Vogël dhe i Madh ishin kthyer në problem shqetësues për banorët e kësaj zone.

Një investim prej 37 milionë lekë të investuara nga 'Bankers Petroleum' e mbështetur nga Bashkia Fier dhe 'AlbPetrol' ka bërë që rruga e cila lidh këto fshatra me rrugën nacionale Fier–Lushnje të rehabilitohet duke i dhënë zgjidhje përundimtare problemit të banorëve.

Sot punimet në këtë rrugë i ka inspektuar Presidenti i 'Bankers Petroleum, Xingyun Sun, i cili u shpreh se si pjesë e këti komuniteti, ndihet shumë i lumtur për këtë investim shumë të rëndësishëm.

Si pjesë e këtij komuniteti jam shumë i lumtur që me investime të tilla i shërbejmë kësaj zone por edhe të gjithë qytetit. 

Xingyun Sun, presidenti i Bankers Petroleum 

Ndërkohë kreu i bashkisë së Fierit u shpreh se ky është një projekt i ndërtuar bashkarisht,punimet po ecin me ritme të shpejta dhe kjo rrugë pritet të përfundojë shumë shpejt.

Kemi ardhur këtu bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Bankers për të inspektuar punimet. Ky projekt është i ideuar bashkarisht. Punimet po ecin me itensitet, me ritmin dhe cilësinë e duhur. 

Armando Subashi, kreu i Bashkisë Fier

Nuk është hera e parë që 'Bankers Petroleum' investon në vepra publike të cilat i shërbejnë komunitetit në të cilën është e përqendruar puna e kësaj kompanie. Ndërkohë që investime të tjera priten të bëhen edhe në vijim nga 'Bankers Petroleum'.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 15/11/2018 16:43

    Bravo kinezeve te Bakersit , qe investojne ne komunitet , se kur e kishin kanadezet vetem rripnin naften e shqiptareve dhe renten nuk e paguanin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?