
Rruga që të çon në fshatin Banjskë është hapur për qarkullim, ka raportuar KOHA nga vendi i ngjarjes.
Policia e Kosovës ka lejuar lëvizjen e veturave. Deri tash në udhëkryqin që çon në këtë fshat Policia nuk lejonte vetura të tjera, pos të banorëve të fshatit.
Situata po konsiderohet më e qetë. Sot pritet të merret vendimi se si do të procedohet tutje pas përfundimit të bastisjeve.
Të dielën, si pasojë e një sulmi të armatosur në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku. Në aksionin pasues të Policisë, dhjetëra sulmues të armatosur e uniformuar serbë u rrethuan në fshatin Banjskë. Policia u sulmua në vazhdimësi nga sulmuesit. Nga aksioni deri tash janë konfirmuar tre sulmues të vrarë e tetë të arrestuar. Është kapur edhe arsenal armësh, ndërsa disa sulmues të tjerë tashmë kanë ikur e po trajtohen në spitalet e Serbisë./Koha.net
Lajmi kryesor:
Sulmi me armë në veri/ Identifikohet sulmuesi i dytë! Sveçla: Njëri nga të vrarët në Banjskë, truproja i Vulinit! Lirohen 4 nga të arrestuarit! Largohen postblloqet
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Komision hetimor vetëm për çështje konkrete,jeni dakord me propozimin e PS?
-
Po
69.2%
-
Jo
24.9%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 1870
Lajme të tjera
-
BE u dërgon partive opozitare kopjen e Draft Statutit të Asociacionit
1 Dhjetor, 14:16
-
Vuçiç pretendon se për shkak të Kurtit s’do të mbahen zgjedhjet në veri të Kosovës
1 Dhjetor, 13:30
-
BE-ja kërkon kushtëzimin e integrimit të Serbisë me zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën
1 Dhjetor, 12:41
-
U vra nga grabitësit, përcillet sot për në banesën e fundit bashkëshortja e ish-këshilltarit të Pacollit
1 Dhjetor, 11:41
-
Opozita e Kosovës merr draftin për Asociacionin nga BE
1 Dhjetor, 11:40
-
Ndërron jetë gjatë lindjes foshnja në Prishtinë, dyshohet për shkak të pakujdesisë së mjekëve
1 Dhjetor, 11:37
-
Hovenier: Fle mjaft rehat natën duke ditur se në Kosovë ka ushtarë amerikan
1 Dhjetor, 11:15
-
Mbi 4 mijë të infektuar me COVID për një javë në Serbi
1 Dhjetor, 10:30
-
Henry Kissinger dhe qëndrimi i tij i transformuar për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë
1 Dhjetor, 10:21
-
DASH kritikon Kosovën për dënime të ulëta për terrorizmin: Ka rrezik për rekrutim nga organizata të dhunshme ekstremiste
1 Dhjetor, 09:40
-
U plagosën gjatë përplasjes me grabitësit në Suharekë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës viziton 3 efektivët
30 Nëntor, 21:11
-
‘Nisi në terrin e burgut’, ish-kryeministri i Kosovës dhe libri i tij i jetës! Kosumi: Për mua politika ishte ideal, sot mbizotëron diskursi i kundërshtimit!
30 Nëntor, 16:35