Sulmi me armë në veri/ Identifikohet sulmuesi i dytë! Sveçla: Njëri nga të vrarët në Banjskë, truproja i Vulinit! Lirohen 4 nga të arrestuarit! Largohen postblloqet

Sulmi me armë në veri/ Identifikohet sulmuesi i dytë! Sveçla: Njëri nga të vrarët në Banjskë, truproja i Vulinit! Lirohen 4 nga të arrestuarit! Largohen postblloqet

Pas Milan Radoiçiç autoritetet e Prishtinës kanë identifikuar një tjetër anëtar të grupit terrorist që sulmoi policinë e Kosovës të dielën e 24 shtatorit. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla deklaroi sot se njëri nga të vrarët në Banjskë të Zveçanit, është e truproja e shefit të BIA-s serbe, Agjencisë së Inteligjencës në Serbi,  Aleksandar Vulin.

Ndërkohë Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar sot ka liruar nga arresti katër të dyshuar për sulmin në Banjskë të Zveçanit, pasi sipas tyre, nuk pati prova të mjaftueshme për përfshirjen e tyre në rast.

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit e liruar ishin arrestuar larg vendit të ngjarjes.

“Ju njoftojmë se katër perona të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, larg nga vendi i ngjarjes, të njëjtit janë liruar dje (26 shtator 2023), nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë të mërkurën.

Më 24 shtator policia e Kosovës arrestoi tetë persona në lidhje me sulmin e armatosur që ndodhi të dielën në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vdekur rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në fshatin Banjskë ka përfunduar aksioni i policisë dhe se është liruar tashmë rruga që të lejon të hysh në fshat.

Gjatë bastisjes, Policia ka konfiskuar arsenal armësh dhe mjetesh të ndryshme. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë së Kosovës tha se grupi i armatosur ka pasur armatim në vlerë mbi pesë milionë euro dhe sasi të mjaftueshme për një grup prej qindra luftëtarëve dhe me ketë është dëshmuar skenari për gjakderdhje në Kosovë.

"Të dielën u cënua sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe siguria kombëtare. Po atë ditë  është dëshmuar rreziku qëllimi, potenciali dhe gadishmëria e grupeve terroriste që kemi luftuar për më shumë se 2 vjet e gjysmë.  Mbi pesë milionë euro dhe sasi të mjaftueshme për një grup prej qindra luftëtarëve është dëshmuar skenari për gjakderdhje në Kosovë"

Të dielën e 24 shtatorit 2023 sulmuesit serbë i zunë pritë njësitët policor afër fshatit Banjskë në Zveçan dhe vranë policin Afrim Bunjaku e plagosën 2 të tjerë. Aksioni vijoi më pas në manastirin e Banjskë ku u fshehën grupet terroriste dhe qëlluan policinë gjatë gjithë ditës. Nga sulmi u vranë dhe 3 sulmues serbë. Lista Serbe ditën e djeshme ka deklaruar se do të mbahet tre ditë zie për vdekjen e tyre. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:11
FOTOT/ Xhama të thyera dhe gëzhoja plumbash, brenda “zonës së luftës” në Banjskë

Gëzhoja plumbash, automjete të dëmtuara, e xhama të thyer; janë dëshmia e 12 orëve dramatike që përjetoi fshati i Banjskës në veri të Kosovës, ditën e dielë kur mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. 

Mediat kanë mundur të hyjnë në fshatin e Zveçanit, pasi autoritetet rihapën rrugën që çon për atje pas disa ditësh bllokim.Situata për momentin është e qetë. 

Nëpër rrugët e fshatit shihen vetëm gazetarë dhe pjesëtarë të policisë, ndërsa qytetarët janë mbyllur në shtëpi, të frikësuar dhe të painformuar siç duhet për ngjarjet.

Ora 14:22
Çfarë ka ndodhur në veri të Kosovës dhe cili është roli i Radoiçiçit? Opozita serbe kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor

 

Deputetët e opozitës në Kuvendin e Serbisë kanë dorëzuar propozimin për formimin e Komisionit Hetimor për të përcaktuar faktet, rrethanat dhe përgjegjësitë lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës dhe Metohisë dhe rolin e Milan Radoiçiçit në ato ngjarje.

Deputetët kërkojnë që Komisioni Hetimor i propozuar t'i përgjigjet pyetjeve, të cilët në propozimin e tyre kanë kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Vladimir Orliç, që Komisioni Hetimor të përcaktojë saktësisht se çfarë ka ndodhur më 24 shtator në veri të Kosovës dhe Metohisë, raporton media serbe n1info.

Komisioni gjithashtu duhet të japë përgjigje në pyetjet se si Milan Radoiçiç, në emër të Republikës së Serbisë, mori një rol në formimin e strukturave joformale të pushtetit, nëse ai mori pjesë në formimin e një organizate kriminale, nëse ai mori pjesë në frikësimin dhe terror ndaj qytetarëve serbë që nuk e përkrahën politikën shkatërruese dhe dëmtuese të Aleksandër Vuçiçit? Kush ia delegoi atij kompetenca të tilla në emër të Republikës së Serbisë dhe për çfarë qëllimi?

Propozimin i’a kanë dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Vladimir Orliç, Srđan Milivojeviç, deputet i Partisë Demokratike, ndërsa propozimin e kanë përkrahur deputetët Zoran Lutovaç, Dragana Rakiç, Branimir Jovançiçeviç, Nenad Mitroviç, Tatjana Manojloviç, Miodrag Gavriloviç, Markoviç dhe Sanja Miladinoviç.

Të dielën e 24 shtatorit 2023 sulmuesit serbë i zunë pritë njësitët policor afër fshatit Banjskë në Zveçan dhe vranë policin Afrim Bunjaku. Në aksionin e Policisë, dhjetëra sulmues të armatosur e uniformuar serbë u rrethuan në fshatin Banjskë. Policia u sulmua në vazhdimësi nga sulmuesit.

Policia e Kosovës ka arrestuar tetë të dyshuar, katër prej të cilëve janë liruar nga paraburgimi të mërkurën.

Ora 14:02
FOTO/ Momenti kur Policia e Kosovës kap të gjallë terroristin serb të plagosur

 

Pamjet që po dalin nga aksioni i Forcave Speciale të Kosovës në manastirin e Banjskës pas sulmit të një grupi të armatosur ndaj policisë janë të shumta. Sulmi i organizuar i terroristëve serbë ndaj Policisë së Kosovës shkaktoi një rreshter të vrarë dhe një tjetër të plagosur.

Këtij sulmi, Policia e Kosovës iu kundërpërgjigj me të njëjtën formë, ku nga të shtënat arriti të vrasë 3 pjesëtarë të grupit serb dhe të arrestojë 3 të tjerë. Disa prej të arrestuarve, së pari u neutralizuan nga policia dhe më pas u shoqëruan në stacion policor.

“Indeksonline” ka publikuar disa foto të reja nga aksioni i Policisë në kapjen gjallë të disa prej të dyshuarve të armatosur në sulmin ndaj Policisë së Kosovës. Pasi lokalizoi vendin e ngjarjes, Policia e Kosovës arriti të gjejë një sasi të madhe armatimi. Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla tha se vlera e armatimit kap vlerën e rreth 5 milionë eurove.

Ora 13:20
Tensione në veri të Kosovës, flasin banorët e Banjskës: Jemi të tmerruar, të na tregojë dikush se çfarë ka ndodhur

1695813585_pol.jpg

Rruga në fshatin Banjskë është hapur së fundmi për qarkullimin e makinave, e cila prej ditësh ishte e bllokuar për shkak të tensioneve në veri të Kosovës.

Ekipi i gazetarëve të Radio Evropa e Lirë ka shkuar në fshatin Banjskë, ku kanë raportuar se rrugët e fshatit ishin bosh dhe banorët ishin mbyllur në shtëpitë e tyre. Ata kanë biseduar edhe me banorët e fshatit të cilët thanë se ishin të tmerruar nga ngjarjet e fundit që po ndodhnin.

“Jemi të tmerruar”, shprehen disa banorë të Banjskës për Radio Evropën e Lirë, katër ditë pasi sulmin në fshatin ku ata banojnë.

Ata thanë se nuk e dinë çfarë ka ndodhur.

“Kemi nevojë që dikush të na tregojë se çfarë ka ndodhur”, tha një prej banorëve.

Një nga banoret është shprehur se situata e së dielës ka qenë më e rëndë sesa e luftës.

“Në errësirën e parë kemi hyrë në shtëpi”, tha banorja.

Rrugët në fshatin Banjskë janë hapur sot, por fshatit duket i zbrazur pasi banorët vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi.

Autoritetet e Kosovës thonë se nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Millan Radojçiç i ka organizuar sulmet dhe ka qenë pjesë e tyre. Ata kanë publikuar pamje me dronë, ku shihet Radojçiç i armatosur, në mesin e një grupi burrash, po ashtu me armë në duar dhe të veshur me uniforma.

Ora 13:07
Tensionet në veri të Kosovës, Sveçla: Njëri nga të vrarët, truproja e Aleksandër Vulinit

1695812896_bulin1695812106.webp

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se njëri nga tre sulmuesit e armatosur serbë, të vrarë në aksionin e Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit të dielën, është truprojë e shefit të Agjencisë së Inteligjencës në Serbi (BIA), Aleksandër Vulin i shpallur së fundmi Non Grata nga SHBA. 

“Dje përmes video-pamjeve dëshmuam prezencën e kryekriminelit dhe udhëheqësin e aksionit terrorist Milan Radojiçiq. Ndërkaq, sot është konfirmuar që njëri nga të vrarët që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti është edhe Bojan Mijailoviq, truproja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Sveçla ka thënë se Serbia si shtet është këmbë e krye e përfshirë në këtë sulm ndaj Kosovës.

“Për këtë gjë tashmë ekziston edhe lidhja formale e strukturore e përfshirjes së Aleksandar Vuçiq në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit: Milan Radojçiq, si nënkryetar i Listës serbe dhe trupëroja e Aleksandër Vulinit, shef i BIA-s. Të dy këta po ashtu të sanksionuar në listën e zezë të ShBA-ve. Të dy këta nga njerëzit më të afërt të presidentit të Serbisë. Edhe optimistët më të mëdhenj që deri tash e kanë gënjyer veten për ndryshimet në këtë shtet besoj janë bindur për të kundërtën këto ditë. Dua të shpreh edhe njëherë mirënjohje për qëndresën e Policisë së Kosovës atë ditë dhe për profesionalizmin e pashoq, aksion në të cilin nuk është lënduar asnjë civil”, ka përfunduar Sveçla.

Ora 12:20
Lirohen katër të arrestuarit serbë në Banjskë në mungesë provash

1695810070_fdfddf.JPG

Prokuroria Speciale e Kosovës i ka liruar katër persona të arrestuar më 24 shtator në Banjskë të komunës së Zveçanit për mungesë provash të Policisë së Kosovës.

Të katërt janë arrestuar teksa afër manastirit në Banjskë janë zhvilluar përleshje në mes të Policisë së Kosovës dhe një grupi të armatosur.

Në atë sulm, që për Kosovën ka qenë terrorist, janë vrarë një zyrtar i Policisë së Kosovës dhe tre sulmues.

Ndërkohë, Policia e Kosovës i ka arrestuar edhe katër persona tjerë.

Për tre prej tyre është marrë vendim për paraburgim prej një muajsh.

Të dyshuarit me inicialet. B.S., D.M, dhe V.T, akuzohen për veprat penale, kryerja e veprave terroriste dhe vepra të rënda kundër rendit kushtetutes dhe sigurisë së Kosovës.

Ora 12:16
Prej ditësh e bllokuar për shkak të tensioneve në veri të Kosovës, hapet rruga në Banjskë

1695809773_kjc.jpg

Rruga që të çon në fshatin Banjskë është hapur për qarkullim, ka raportuar KOHA nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës ka lejuar lëvizjen e veturave. Deri tash në udhëkryqin që çon në këtë fshat Policia nuk lejonte vetura të tjera, pos të banorëve të fshatit.

Situata po konsiderohet më e qetë. Sot pritet të merret vendimi se si do të procedohet tutje pas përfundimit të bastisjeve.

Të dielën, si pasojë e një sulmi të armatosur në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku. Në aksionin pasues të Policisë, dhjetëra sulmues të armatosur e uniformuar serbë u rrethuan në fshatin Banjskë. Policia u sulmua në vazhdimësi nga sulmuesit. Nga aksioni deri tash janë konfirmuar tre sulmues të vrarë e tetë të arrestuar. Është kapur edhe arsenal armësh, ndërsa disa sulmues të tjerë tashmë kanë ikur e po trajtohen në spitalet e Serbisë./Koha.net

Ora 11:32
DASH dënon sulmin ndaj policëve të Kosovës, thirrje Prishtinës dhe Beogradit për dialog

1695807118_dahs.jpg

Matthew Miller, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, ka folur për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, i cili i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të shmangin çdo retorike që mund të nxisin më tej konfliktin dhe dënoi sulmin.

Në konferencën e rregullt për media, ai është pyetur edhe për kërkesën e Serbisë që KFOR-i të marrë përsipër sigurinë e veriut të Kosovës.

“I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo retorikë që mund të nxisë më tej tensionet dhe të punojnë menjëherë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për të de-përshkallëzuar situatën dhe kthimin në dialogun e lehtësuar nga BE”, tha ai.

Të dielën e 24 shtatorit 2023 sulmuesit serbë i zunë pritë njësitët policor afër fshatit Banjskë në Zveçan dhe vranë policin Afrim Bunjaku. Në aksionin e Policisë, dhjetëra sulmues të armatosur e uniformuar serbë u rrethuan në fshatin Banjskë. Policia u sulmua në vazhdimësi nga sulmuesit.

Ora 10:50
Hapet “Gofoundme” për familjen e Afrim Bunjakut, mblidhen 32 mijë dollarë

1695620407_1313.jpg

Një shumë prej 32 mijë dollarësh është mbledhur për t’iu dhënë në shenjë solidariteti dhe përkrahje  familjes së efektivit Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën më 24 shtator 2023, në krye të detyrës në një përplasje të armatosur me një grup të armatosur serb në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Iniciatore e kësaj nisme ka qënë Shoqata Amerikano-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit.

Shoqata ka hapur një  “Gofoundme” me limit 40 mijë dollarë dhe deri më tani, për një periudhë relativisht të shkurtër, janë mbledhur 32 mijë dollarë.

Numri i donatorëve ka shkuar në 288.

Ora 08:03
Në Zveçan u ndezën qirinj për kriminelët e vrarë pas sulmit në Veri të Kosovës, Kreu i Listës Serbe puth fotografitë e viktimave

1695811886_serb.jpg

Ditën e djeshme, Serbët e Zveçanit u mblodhën për të ndezur qirinj për pjesëtarët e grupit terrorist që u vranë gjatë sulmit të organizuar ndaj policisë së Kosovës në fshatin Banjskë ku mbeti i vrarë efektivi kosovar, Afrim Bunjaku.

Mes tyre ishin dhe krerët e Listës Serbe, Igor Simiç dhe Goran Rakiç, ku ky i fundit në një moment është përkulur dhe ka puthur fotografinë e një prej terroristëve të vrarë të dielën në Kosovë.

Lista Serbe nga ana e saj ka deklaruar tre ditë zie për vdekjen e tre sulmuesve serbë. Sipas njoftimit, “në mjediset serbe në territorin e Kosovës do të anulohen të gjitha ngjarjet argëtuese të organizuara nga organet dhe institucionet e vetëqeverisjes lokale dhe flamujt e Republikës së Serbisë në të gjitha institucionet do të ulen në gjysmështizë”.

Të dielën e 24 shtatorit 2023 sulmuesit serbë i zunë pritë njësitët policor afër fshatit Banjskë në Zveçan dhe vranë policin Afrim Bunjaku. Në aksionin e Policisë, dhjetëra sulmues të armatosur e uniformuar serbë u rrethuan në fshatin Banjskë. Policia u sulmua në vazhdimësi nga sulmuesit.

Ora 07:30
Daçiç: Nuk e di nëse Radoiçiç është në videon që nxori Sveçla

1695811804_dacic.jpg

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se nuk e dinte nëse në videon e publikuar nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, është nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, por shtoi se është “e dukshme” se videoja nuk është nga dita e sulmit në veri të Kosovës.

“Nuk kam asnjë informacion nëse ai [Radoiçiç] është në video apo jo, vërtet nuk e di”, tha Daçiç për Radio Televizionin e Serbisë më 26 shtator.

Sipas tij, bëhet fjalë për “mashtrim” - videoja “nuk është e ditës” kur ka ndodhur sulmi.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, publikoi më 26 shtator një video, ku tha se Radoiçiç duket në mesin e personave të armatosur që u përleshën me policinë e Kosovës në manastirin e Banjskës në Zveçan, më 24 shtator.

“Ata vazhdojnë të thonë se ato janë grupe kriminale dhe se nga UÇK-ja janë luftëtarë të lirisë. Ata janë gjithashtu luftëtarë të lirisë, nëse është kështu”, tha Daçiç.

Sipas tij, Kosova “po përpiqet të dëshmojë dhe të tregojë se Millan Radoiçiç apo Zvonko Vesellinoviç kanë qenë ata që i kanë kryer këto veprime”.

“Ata më së shumti do të donin të kishin hasur në [Millan] Mojsilloviçin [shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe] sepse u duhet një lidhje me Beogradin”, tha Daçiç.

Ai, po ashtu, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është “i vetmi fajtor për gjithçka që ka ndodhur” dhe shtoi se Beogradi nuk e justifikon asnjë veprim të dhunshëm.

“Na vjen keq për vrasjen e një polici, për humbjen e jetëve serbe dhe që ka ndodhur një incident i tillë që nuk është në interesin e Serbisë”, tha Daçiç.

Sveçla, bashkë me videon e postuar më 26 shtator, shkroi se Radoiçiç “ishte lider i grupit terrorist dhe i sulmit që la të vrarë policin Afrim Bunjaku”.

Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit, ndërsa Radoiçiç dhe biznesmeni nga veriu i Kosovës, Zvonko Vesellinoviç, për të cilin foli Daçiç, janë në listën e zezë të SHBA-së për korrupsion dhe krim ndërkombëtar.

Ata janë të lidhur edhe me vrasjen e politikanit opozitar serb, Oliver Ivanoviç, nga veriu i Kosovës.

Policia e Kosovës u sulmua më 24 shtator nga një grup personash të maskuar dhe të armatosur në fshatin Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, ndërsa disa të tjerë u plagosën.

Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, policia vrau tre sulmues të nacionalitetit serb, ndërsa gjashtë prej tyre u arrestuan. Një ditë më vonë, më 25 shtator, dy të tjerë u arrestuan në Banjskë.

Policia e Kosovës, gjatë kontrollit në zonën përreth Banjskës, gjeti një arsenal të madh armësh të rënda.

Në një intervistë për Euronews Albania, dhënë në të njëjtën ditë, Sveçla përsëriti se videoja në të cilën tha se duket Radoiçiçi, është filmuar nga një dron i policisë dhe se Radoiçiç ishte në ambientet e manastirit të Banjskës.

Sipas tij, në sulmin e 24 shtatorit morën pjesë “mbi 30 terroristë të udhëhequr nga Millan Radoiçiçi”./REL

S.S/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KajoKarafili: 27/09/2023 15:08

    Akoma pasqyroni foto të kriminelëve me kollare.Nxirni sa më shumë foto me viktimat esërbëve. Sa më shumë pamje aq më shumë sërbët dhe politik anët sërbë e ata EU do kuptojnë që FAJTORËT nuk jan SHQIPTARËT.

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 27/09/2023 15:06

    Eshte e quditshme se si pseudodrejtesia ne kosove liron aq shpejte kriminelet e kapur pas vrasjes se policit,kurse serbia kur kidnapoi tre policet tant i mbajti gati nje muaj dhe kercenoi se do te denohen deri ne 15 vite burg, shtrohet pyetja se per çfar arsye ata djem police kosovar rrezikuan jeten mbi 15 ore, vetem sa per te thane kurrci e osmanka se ne jemi shtet demokratik apo per ta quar ne vend qellimin e vuqiqit,turp per drejtesine e kapur nga udbash ne kosove dhe poshtrim per kosoven.

    Përgjigju
  • Daje Ceni: 27/09/2023 10:25

    Do te procedohet sipas urdherave qe do te japin Lajcak, Borrelli dhe Escobari qe kur ndodhi masakra nje sy e mbyllen dhe nje vesh e shurdhuan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas