Prej muajsh kryefjalë për emigrantët me gomone, Kryebashkiakja britanike: Shqiptarët janë të mirëpritur

Prej muajsh kryefjalë për emigrantët me gomone, Kryebashkiakja britanike: Shqiptarët janë të mirëpritur

Emigrantët e paligjshëm

Komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar ka hartuar një peticion ku kërkon që shqiptarët të mos trajtohen me racizëm dhe të mos denigrohen. Ndër të tjera në peticion theksohet se janë rreth 140 mijë njerëz të komunitetit në fjalë.

Dy të tretat e këtyre kanë ardhur nga Italia dhe Greqia, për shkak të krizave ekonomike të viteve 2008-2014 në këto vende, dhe pjesa tjetër kanë ardhur legalisht në fillimet e viteve ’90.

Ata nuk harrojnë të theksojnë mirënjohjen për mundësitë që ju ka ofruar Anglia. Por nuk harrojnë të theksojnë se janë taksapagues të rregullt dhe respektues të ligjit si qytetarë. Vetëm në Londër janë 1200 biznese të drejtuar nga shqiptarë. 58 janë akademikë shqiptarë që japin leksione në universitetet në të gjithë vendin, të rankuara ndër më të mirat në botë. Dhjetëra të rinj të arsimuar shqiptarë punojnë në Qendrën Financiare të Qytetit. Për këto dhe shumë arsye të tjera komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, kërkon nëpërmjet peticionit ti jepet fund fushatës së shpifjeve dhe racizmit.

Ata thonë se Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, duhet t’i kërkojë falje komunitetit shqiptar dhe shqiptarëve në tërësi për përdorimin e terminologjisë së papranueshme ndaj tyre.

“Nuk ishte një lajm pozitiv për ne dhe më bëri të mendoj se pse ka ardhur tani, ndërkohë që kemi vite që emigrojmë, ka kombësi të tjera që vijnë të cilat kanë dominuar shpesh herë dhe nuk jemi në numër aq të madh të krahasueshëm me kontinente të tjera mund të them që vijnë në Angli si nga Azia ose nga Afrika që janë shumë më tepër në numër sesa ne”- u shpreh mjekja Klodiana Dervishi.

Komuniteti shqiptar në Angli numëron më shumë se 140 mijë emigrantë të ligjshëm nga Shqipëria dhe Kosova. Këta emigrantë janë të mirë integruar në shoqërinë dhe jetën e këtij vendi duke kontribuar edhe me taksa sipas ligjit. Pjesa dërrmuese e shoqërisë në Mbretërinë e bashkuar nuk i ka pranuar akuzat që bëhen në emrin e shqiptarëve.

“Gjatë javëve të fundit, në disa raste, si kryetare bashkie, kam zyrtarizuar ceremonitë e pranimit të nënshtetësisë. Pra, kam qenë pjesë e dhënies së shtetësisë, për shumë persona si nga Shqipëria dhe nga Kosova, gjatë javëve të fundit. Ka nga ata që zgjedhin të bëhen qytetarë të rregullt në Britani. Njerëz që kanë ardhur nëpër rrugë të ndryshme, qoftë si refugjatë apo përmes marrëveshjeve të tjera familjare.

Por kur njerëzit zgjedhin të bëhen pjesë e plotë e komunitetit britanik dhe familjes britanike, kjo është diçka që natyrisht mirëpritet. Njerëzit zgjedhin të bëhen pjesë e ndërthurjes së madhe të kombeve, të popujve, që janë bërë pjesë e Britanisë gjatë viteve të fundit”- tha Kryetarja e Bashkisë Barnet, Alison Moor./TCH

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'