Pastrimi i bregdetit në Velipojë ka vijuar edhe sot, duke shënuar ditën e tretë radhazi të ndërhyrjes, me angazhimin e 65 punonjësve në terren.
Aksioni po realizohet përmes një bashkëpunimi të përbashkët institucional mes Bashkia Shkodër, Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Drejtorisë së Mirëmbajtjes së Objekteve Publike dhe Ndërmarrjes Rajonale të Ujësjellësit.
Ndërhyrja synon ruajtjen e pastërtisë dhe përmirësimin e imazhit të Velipojë si një destinacion i rëndësishëm turistik gjatë gjithë vitit.
Institucionet u bëjnë thirrje bizneseve dhe qytetarëve që mbetjet të hidhen vetëm në vendet e përcaktuara, duke theksuar se një Velipojë e pastër është përgjegjësi e përbashkët
“Ka tre ditë që po punojmë për pastrimin e mbetjeve që ka nxjerrë. Janë të angazhuar 65 punonjës, tre mjete për pastrim dhe 2 kamion. I bëjmë apel qytetarëve që të hedhin mbeturinat në kosh”, tha Altin Salihi drejtor i Ndërmarrjes së Shërbimeve dhe Punëve Publike.
Komente








