Prej vitesh në emigrim, qytetari denoncon abuzimin e OSHEE në Vaun e Dejës: Më sollën 300 mijë lekë faturë, më kanë vjedhur sahatin

Në Paçram të Bashkisë Vau Dejës ndodh çudia e radhës. Gjithçka lidhet me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që faturon çdo muaj konsum energjie në një shtëpi të rrënuar dhe braktisur.

Pashk Luka tregon se është larguar në emigrim në vitin 2014 dhe ka kërkuar nga OSHEE e Vaut të Dejës të heqin sahatin dhe të zgjidhin kontratën. Procedura nuk është kryer dhe çdo muaj qytetari është faturuar për konsum energjie.

“Prej 2014 nuk jeton rob këtu jam largu në Greqi, kam marrë elektrikun me heq sahatin më kanë thënë ti shko dhe sahati të rrijë aty. Kur vij shoh se më kishin vjedh sahatin”.

Ai ka konstatuar abuzimin në qershor të vitit 2022 kur është faturuar me plot 300 mijë lekë.

“Në qershor më kanë faturua 3 milionë lek ku i kanë marrë ato shifra se di?! I kam thënë drejtorit të OSHEE hajde shihe rrugën se ku ka shku linja elektrike. Kam bërë denoncimin në polici për sahatin dhe asgjë nuk është bërë. Nuk e di kush e ka vjedhur sahatin dhe kush e përdor energjinë”, thotë ai.

Pashk Luka thotë se ka bërë denoncim në polici për vjedhjen e sahatit, është ankuar në OSHEE dhe Entin Rregullator por prej 7 muajsh nuk ka marrë zgjidhje, ndaj i është drejtuar medias.

“U detyrova me ju marr ju. I kam bërë kërkesë dhe Entit Rregullator në Tiranë dhe s’më kanë gjetur zgjidhje, ndaj u detyrova me ju marr ju (median)”, vijon ai.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/01/2023 00:28

    Me ose pa sahat mates,ka plot raste qe ja fusin aforfe.Te vjen keq qe per shkak te burokracise,indiferentizmit e korrupsionit,shqiptaret te vetmen zgjidhje sipas rasteve e shohin vetem te mediat,ose ambasadat,ose duke bere ndonje akt te cmendur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille