Prej vitesh pa investim, Bashkia e Tiranës rikonstrukton rrugën 'Zef Serembe' në zonën e Tufinës

Prej vitesh pa investim, Bashkia e Tiranës rikonstrukton rrugën 'Zef Serembe' në zonën e Tufinës

Punimet në rrugën e re “Zef Serembe” në Tiranë

Krahas investimeve madhore, Bashkia e Tiranës ka vijuar punën edhe për ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrugëve në periferi. Brenda një kohe të shkurtër Bashkia e Tiranës bëri të mundur ndërtimin e rrugës së re “Zef Serembe” duke përmirësuar ndjeshëm jetesën e komunitetit në zonën e Tufinës.

Për shumë vite, banorët e ardhur kryesisht pas viteve ’90 kanë vuajtur mungesën e një rruge. Në verë pluhuri, e në dimër balta, janë pikërisht këto vështirësitë që banorët e kësaj zone hasnin gjithmonë.

Por tashmë ky makth ka marrë fund dhe banorët do të mund të komunikojnë me pjesën tjetër të Tiranës më mirë dhe më shpejt, ndërkohë që nuk do të duhet më të çonin çdo muaj për kontroll automjetet e tyre tek tekniku. Gjatë këtyre katër viteve, Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në 50 blloqe çdo vit. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Armando Broja luan 20 minuta, Everton ndal Cityn 1-1 në Manchester! Haaland shpërdoron penalltinë në 'Boxing Day'

VIDEO/ Armando Broja luan 20 minuta, Everton ndal Cityn 1-1 në Manchester! Haaland shpërdoron penalltinë në 'Boxing Day'