VLORË- 15 objekte parashikohet të prishen nga IMT dhe policia lokale në zonën e lagjes "1 Maji" në Vlorë, për t'i hapur rrugë projektit të zgjerimit të portit dhe fazën vijuese me Lungomare në drejtim të plazhit të Vjetër.
Bëhet fjalë për banesa të ndërtuara 50 vite më parë, por edhe objekte të reja. Sipas banorëve, nga ky moment gjenden në rrugë, pasi sipas tyre procesi i shpronësimit do të bëhet i plotë për objektet më dokumentacion pronësore dhe i pjesshëm të atyre me proces legalizimi.
Sipas gazetarit të Report Tv, Armand Xhelili, banorët janë shprehur se ndihen të lënë në mëshirë të fatit, pasi deri sa të shpronësohet duhet të jetojnë me qira, por ato shprehen se nuk kanë besim të Bashkia.
""Ne premtuan se do na paguajnë qiranë, kush është ai që paguan qiranë. Na thonë gjej kontratën ti se do të paguajmë qiranë. Asnjë s'Të jep kontratën se nuk kanë besim të bashkia se janë mashtruesa", tha një banore.