Dosja ‘Shullazi’ fut në konflikt prokurorët e Krimeve të Rënda, përplasen me Donika Prelën

Tiranë- Prokurorët e Krimeve të Rënda rebelohen dhe braktisin mbledhjen e thirrur nga drejtuesja e tyre, Donika Prela. Burime për Report Tv bëjnë me dije se temë e mbledhjes ka qënë zëvendësimi i prokurorit Eneid Nakuçi në dosjen “Shullazi”. Prokurorët deklarojnë se zëvendësimi i Nakuçit me një prej tyre me short është i paligjshëm.

Drejtuesja e Prokurorisë, Donika Prela ka deklaruar se pjesë e dosjes në fazën e pretencës do të jetë dhe ajo. Prej 3 javësh pretenca është bllokuar pasi Nakuçi ka ikur jashtë shtetit me pretendimin se është sëmurë, ndërsa Elisabeta Imeraj është bërë drejtuese tek Tirana.

Seanca e radhës është parashikuar për datë 25 shtator. Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel "Vollgën" në Durrës. Shullazi rrezikon deri në 15 vite burg për akuzat, po ashtu edhe anëtarët e bandës; Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bebe Rexha dhe Dua Lipa nominohen për çmime në ‘iHeart Radio Music Awards 2025’

Bebe Rexha dhe Dua Lipa nominohen për çmime në ‘iHeart Radio Music Awards 2025’