ANGLI - Elita e futbollit anglez, Premier League, zhvilloi këtë të shtunë pesë nga ndeshjet e raundit të 34-t. Arsenali siguroi tri pikë dhe rimerr sërish kreun e klasifikimit, por Manchester City ka një ndeshje më pak dhe rrezikon 'Topçinjtë'. Tri pikë edhe për Liverpoolin dhe Tottenhamin.
Në 'Emirates' Arsenali iu fal golit të Eze në minutën e nëntë për të fituar 1-0 kundër Newcastle. Ndërkohë Tottenham fitoi 0-1 (Palhinha 82') në fushën e Wolves, me këta të fundit që janë zyrtarisht të rrëzuar nga Premier League. Për Spurs ky ishte suksesi i parë me Roberto De Zerbin në stol, megjithatë Tottenham rrezikon ende mbijetesën.
Fitore regjistroi edhe Liverpooli, që triumfoi 3-1 ndaj Crystal Palace, për të marrë suksesin e tretë radhazi. Në duelin tjetër, Fulham fitoi minimalisht ndaj Aston Villas.
Premier League, raundi 34:
E shtunë, 25 prill 2026
Fulham 1-0 Aston Villa
Liverpool 3-1 Crystal Palace
Wolves 0-1 Tottenham
Arsenal 1-0 Newcastle
Renditja:
Komente


