ANGLI - Premier League zhvilloi këtë të diel katër ndeshjet e programuara për në orën 15:00. Arsenali fitoi 1-0 kundër Crystal Palace në shtëpi me golin e Eze në minutën e 39-të të takimit dhe e sheh veten në krye të renditjes me 22 pikë, duke lënë pas ndjekësit.

Në Birmingham, vendasit e Aston Villas bënë surprizën e madhe duke mposhtur 1-0 Manchester Cityn falë golit të Cash në minutën e 19-të. City barazoi në minutën e fundit me Haaland, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Burnley mori fitoren e dytë radhazi duke mposhtur 2-3 Wolves. Te Burnley në stol gjatë gjithë ndeshjes qëndroi Armando Broja.

Arsenal me 22 pikë mban kreun, ndjekur nga surpriza Bournemouth që edhe sot fitoi 2-0. Pas tyre Sunderland i Xhakës dhe Man. City.

Premier League, raundi 9:

E diel, 26 tetor 2025 - 15:00

Arsenal 1-0 Crystal Palace

Aston Villa 1-0 Manchester City

Bournemouth 2-0 Nottingham

Wolves 2-3 Burnley

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?