Premier League, Manchester
United thyhet nga Newcastle 

Premier League, Manchester<br />United thyhet nga Newcastle <br>
Manchester United është mposhtur 1-0 nga Newcastle dhe tani rrezikon kualifikimin në Champions League. Ishte Newcastle që e nisi mirë ndeshjen duke rrezikuar disa herë portën e mbrojtur nga David De Gea. Me kalimin e minutave United e mori veten dhe arrin të prodhojë disa mundësi të mira me Martial që shpërdoron edhe ai një rast të artë në minutën e 37’.

Pas pushimit ndeshja bëhet më e ashpër dhe Alexis Sanchez humbet një rast me portën e boshatisur në minutën e 57’, e pashpjegueshme ajo që ka bërë kiliani. Dhe siç thotë rregulli i pashkruar i futbollit, nëse nuk shënon do të pësosh. Në minutën e 65’ Matt Ritchie zhbllokon rezultatin për vendasit me një goditje të bukur nga brenda zonës.

Mourinho reagon duke nxjerrë nga loja Pogba që deri në atë moment kishte qenë lojtari më i dobët në fushë. Mundësitë ishin aty, por nuk shfrytëzohen nga United, që del me humbje nga St. James Park.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

E ngritën vetë, PD bojkoton dhe Komisionin Hetimor për Sterilizimin, Vokshi sms deputetëve: Çdo mbledhje pa ne është NUL

E ngritën vetë, PD bojkoton dhe Komisionin Hetimor për Sterilizimin, Vokshi sms deputetëve: Çdo mbledhje pa ne është NUL