/ATSH - Aksion, komedi, aventurë, romancë dhe plot zhanëre të tjerë do të vijnë gjatë ditëve dhe fundjavave në vazhdim, si premiera të shkurtit të vitit 2015 në ekranin e madh dhe magjik të kinemave në vend.

Kinema Millenium prezanton dhe kalendarin e filmave i cili kryesohet nga "Foxcatcher" dhe  "Insolita Vendemmia"
premierat e 5 shkurtit, premiera këto  që do të ndiqen nga "The Gambler" filmi i 12 shkurtit.

"American Sniper" do të vazhdojë serine e shfaqeve të Millenium, dhe do të pasohet nga "Annie" , "Focus"  dhe "Kingsman, The Secret Service" filma këta që në datën 26 shkurt mbyllim edhe premierat e muajit në këtë kinema.

Nga ana tjetër rrjeti i Kinemave Imperial prezantohet edhe më fuqishëm gjatë muajit shkurt, gjatë  shfaqeve të kalendarit të sajë ku zhanerat aksion, aventurë, komedi dhe animacion 3 d nuk do të mungojnë në sallat e këtij rrjeti.

"Jupiter Ascendin" 3D, "Foxcatcher" dhe "Un insolita Vendemmia" hapin serine e gjatë të shfaqeve më 5 shkurt 2015,  filma kët që do të pasohen nga tituj si "Project Almanac", "The Gambler" apo dokumentari "Messi" që do të shfaqen në sallat e Imperial në datën 12 shkurt.

Ndërkohë shfaqe si "American Sniper", Der 7bte Zwerg " dhe "The SpongeBob Movie: Sponge Out of Water" në 3D do të vijojnë në datën 19 shkurt, muaj ky që do të mbyll premierat e Imperial në datën 26 me shfaqe si "Focus", "Shaun the Sheep Movie"3D, "Annie" dhe "Kingsman The Secret Service".