FIER- Teatri “Bylis” në Fier  është kthyer për një nate në “klinikë” të mbushur me humor, situata absurde dhe të qeshura pa fund.

Komedia “Klinika e Bukurisë”, me regji të Andia Xhunga dhe me kast aktorësh të njohur si Julian Deda, Rudina Dembacaj, Gent Zenelaj ka emocionuar publikun.

Në qendër të ngjarjes është një kirurg estetik pa skrupuj, sekretarja e tij mashtruese dhe një “doktor riparimesh”, të cilët krijojnë kaos në një klinikë ku bukuria premtohet me ulje dhe pa limite.

Ndërsa klientë ekscentrikë kërkojnë transformime absurd. Sakaq një gazetare investigative futet fshehurazi për të zbuluar të vërtetën që fshihet pas kësaj klinike estetike.

“Publiku e ka mirëpritur jashtëzakonisht mirë shfaqen dhe reagimet me të qeshura gjatë gjithë kohës kanë qenë emocionuese për ne. Mesazhi i komedisë është se bukuria natyrore nuk zëvendësohet me asgjë dhe njerëzit duhet të jenë më të kujdesshëm ndaj mashtrimeve apo ndërhyrjeve të pakontrolluara estetike, sepse një gabim mund të ketë pasoja të parikthyeshme”, shprehen aktorët.

Publiku fierak e ka duartrokitur gjatë komedinë, ndërsa organizatorët bëjnë me dije se “Klinika e Bukurisë” do të vijojë të shfaqet edhe në ditët në vijim në skenën e Teatri Bylis, për të vazhduar më pas me një tur në disa qytete të vendit.