Pjesa e parë ishte relativisht e baraspeshuar, me rastet që i takuan më së shumti Chelsea. Gjatë pjesës së parë Stoke mbetet pa një lojtar, kur Ricardo Fuller përjashtohet nga loja me karton të kuq (25’).
Në vazhdim Chelsea tentoi për të prishur ekuilibrat, por nuk shënoi. Sidoqoftë, njeriu që gjithmonë ka nxjerrë nga vështirësitë Chelsea e bëri punën e tij, pasi Didier Drogba realizoi për 1-0 (68’), duke siguruar fitoren e Bluve në këtë takim.
Liverpooli ishte i pafuqishëm për Sunderlandin që shfaqi lojë më të mirë në Stadiumin e Dritave, për të fituar minimalisht me golin e vetëm të Nicklas Bendtner (56’). Me këtë fitore Chelsea ka 49 pikë në vendin e pestë, me pikë të barabarta me Arsenalin që është në vendin e katërt, por që të hënën zhvillon duelin ndaj Newastle United. Liverpooli vundoset edhe më shumë duke mbetur me 39 pikë në vendin e shtatë.
