Premtim i çmendur i De Biasit: Bëj
mbi 800 km në këmbë nëse fitojmë
Quhet “Il Cammino Di Santiago” (Rrugëtimi i Santiagos) dhe përfaqëson një nga ritet e pelegrinazhit fetar më të famshme dhe njëkohësisht më të lodhshme në botë.
Quhet “Il Cammino Di Santiago” (Rrugëtimi i Santiagos) dhe përfaqëson një nga ritet e pelegrinazhit fetar më të famshme dhe njëkohësisht më të lodhshme në botë. Një rrugëtim në këmbë prej rreth 800 kilometrash, që nga vargmalet Pirenej deri në qytetin e Santiago De Kompostela në krahinën e Galicisë në Francë.
( 'Rrugëtimi i Santiagos' që premton të përshkojë De Biasi në rast suksesi ) Xhani De Biazi është gati ta bëjë një rrugëtim të tillë, ose të paktën pjesërisht, nëse kuqezinjtë që ai drejton dalin me tri pikë nga stadiumi “Renzo Barbera” i Palermos ditën e premte, shkruan ‘Panorama Sport’.
Tekniku e ka bërë këtë premtim në studiot e rrjetit televiziv italian “Sky Sport”, gjatë një interviste në të cilën ka folur edhe për shanset e Shqipërisë në ndeshjen kundër Italisë.
“Nëse Shqipëria mund Italinë, De Biazi është gati të bëjë Rrugëtimin e Santiagos thuajse plotësisht”- ishte premtimi i trajnerit të kuqezinjve para kamerave të televizionit italian.
Në këtë intervistë, De Biazi ka analizuar edhe atë që e pret në fushë në Palermo, ku sigurisht nuk parashikon një ndeshje të lehtë.
“
Nga Italia e Kontes, te ajo e Venturës, sigurisht kanë ndryshuar lojtarët të cilët sipas meje po bëjnë gjëra të jashtëzakonshme në kampionatin italian. Është katërshja e sulmit apo edhe lojtarë që luajnë jashtë si Verrati i cili po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.
Kampionati italian ka nxjerrë në pah të rinj interesant, që mund t’i japin vazhdimësi punës së Venturës. Me lojtarë në gjendjen e Italisë, për ne bëhet e vështirë. Italia ka një objektiv të vetëm, fitoren, për të qëndruar në krye me Spanjën.
Ndaj ajo duhet të fitojë medoemos dhe kjo mund të jetë një peshë më shumë për ata.
Për ne, cilido rezultat është i mirë, mjafton që skuadra ime të bëjë një ndeshje me inteligjence taktike si dhe të tregojë në fushë zemrën si zakonisht”- deklaroi De Biasi.
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
39%
-
Të gabuar
55.3%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 6326
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë
5 Tetor, 13:05
-
Edlir Tetova me mungesa në Korçë, trajneri i Egnatias: Luhatjet janë normale, pres ndeshje të bukur
5 Tetor, 13:05
-
Pukë/ I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Morinë 33-vjeçari! Po tentonte të hynte në vend
5 Tetor, 12:51
-
Lufta/ Libani lëshon mbi 200 raketa kundër Izraelit! Ushtria izraelite vret liderin e Hamasit
5 Tetor, 12:42
-
Durrës, qarku ku mund të shtohet një mandat parlamentar
5 Tetor, 12:41
-
'Më bëni çfarë të doni!' Dogji gruan me benzinë, 45 vjeçari pendohet në gjykatën e Korçës: E di që kam bërë gabim
5 Tetor, 12:28
-
Përmbytjet në Vlorë, meteorologia: Reshje shumë intensive, në vlerat 184.2 mm brenda 6 orëve! Situata e vështirë kaloi
5 Tetor, 12:25
-
Superliga/ Laçi ‘buzë greminës’, Dinamo e mposht 2-1 dhe merr kreun! Sot dy ndeshje në program
5 Tetor, 12:25
-
PAMJET/ Vlora nën ujë, Forcat e ushtrisë pastrojnë zonën historike 'Muradie'
5 Tetor, 12:10
-
VIDEO/ Reshjet e dendura të shiut, në Vlorë përmbytet edhe stadiumi 'Flamurtari'! Uji 'pushton' dhomat e lojtarëve
5 Tetor, 12:09
-
E reja e Rugovës kritika qeverisë së Kosovës: S’duhet të prishim raportet me ndërkombëtarët! Rama: Shumë të vegjël për të fjetur të qetë, nëse s’kemi miq të mëdhenj
5 Tetor, 11:58
-
Përmbytjet në Vlorë/ Biznesi nën ujë, pronari: Dëmi shkon deri në 6 milionë! Ju jeni të parët që vini, asnjë s'ka ardhur
5 Tetor, 11:52