Sot në orën 16:00 Partizani do të inaugurojë stadiumin e ri që ndodhet në kompleksin e ndërtuar në zonën e Tufinës. Për këtë arsye trajneri Kolela në konferencë për shtyp ka kërkuar që skuadra ta nisë me fitore, teksa përballë do të ketë Bylisin për javën e 12 të Superligës.
Për rrjedhojë pritet që shkallët e stadiumit 4 mijë vendesh të jenë plot. Për të ndihmuar në këtë aspek klubi kryeqytetas ka vendosur çmime të arsyeshme biletash. Kompleksi i ri i Partizanit ka nisur të ndërtohet në 2016 dhe ka qenë një premtim nga presidenti Gazmend Demi.