TIRANE - “Berisha dhe Rama jane si Sudja e Xhaferri. Secili premton numër gjithnjë e më të madh personash që do të punesojnë, ashtu si drejtuesit e firmave piramidale ngrinin përqindjen e përfitimit, derisa falimentuan. Deklarata u bë nga kreu i Frymës së re Demokratike, Bamir Topi, gjatë një takimi me grupet e interesit, ekspertë dhe studjues ku prezantoi mbi shëndetësinë.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Topi u shpreh se programi i paraqitur nga FRD është i përgjegjshëm dhe realist, sepse nxjerr ne pah ato që janë bërë dhe e vë theksin mbi ato që duhen bërë. Duke u ndalur në programet e partive politike në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit Topi tha se partitë huazojnë njëra-tjetrën duke e bërë situatën qesharake. “Partia në pushtet, -tha kryetari i FRD-së, “përpara se të japë një premtim të ri,duhet të japë llogari për situatën e mjeruar në shëndetësi dhe premtimet e pambajtura gjatë 8 viteve në qeverisje”.
FRD mendon se sistemi shëndetësor zhvillohet përmes:
• Ndërtimit të Gjykatës për Mbrojtjen e Shëndetit të të sëmurit dhe qytetarit.
• Financimit të drejtë të sistemit shëndetësor (mbi 3% e GDP)
• Luftës pa kompromis kundër konflikteve të interesit dhe korrupsionit.
• Fuqizimi i respektimit të të drejtave të pacientit dhe normave të etikës mjekësore.
• Fuqizimi i institucionit të kontrollit të barnave.
• Fuqizimi i rolit të mjekut të familjes në shërbimin parësor dhe rritjes së rolit të personelit Infermier në institucionin e kurimit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com