Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, i shoqëruar nga kryebashkiakja Floriana Koka dhe deputeti i zonës Alket Hyseni inspektoi fazën përfundimtare të punimeve që Autoriteti Rrugor Shqiptar po kryen në hyrjen e qytetit të Sarandës.
Projekti parashikon rikonstruksionin e aksit rrugor Ura e Gajdarit deri në hyrje të qytetit të Sarandës dhe ka vlerën financiare 280 milion lekë të reja. Aktualisht ka përfunduar edhe asfaltimi dhe është hapur qarkullimi i lirë për mjetet.
Jemi këtu në rrugën hyrëse të Sarandës, një vepër kaq e rëndësishme që zgjidhi një problem shumë vjeçar për qytetin. Një vepër e financuar nga qeveria shqiptare e cila tashmë është e hapur për lëvizjen e trafikut me të gjitha parametrat. Besoj brenda një muaji siç edhe nga komunikimet e fundit që kam bashkë me Autoritetin Rrugor dhe me kompaninë zbatuese, kjo rrugë do të jetë plotësisht e përfunduar me sinjalistikën përkatëse dhe me të gjithë veprat që i përkasin.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri
Punimet për këtë investim në infrastrukturën e qytetit bregdetar nisën në muajin Gusht të vitit të kaluar. Brenda një muaji parashikohet që të përfundojnë edhe trotuaret dhe sinjalistika përkatëse e këtij segmenti.
Komente











Saranda duhet shembur e gjitha nga mutëria primitive që shkatërroi çdo gjë për 28 vjet. U ndertua me beton shëmtirë kudo: mbi trotuarë, në mes ndërtesave, mbi lulishte, mbi dhe nën shkallë, mbi breg të detit, në det etj etj. Bajgëria primitive e horrllëkut fondamental të injorancës, shkatërroi Sarandën. Ushtria me juntë ta rihedhi sërisht në tokë dhe pastaj thojini Gjiknurit të ndërtojë!
Përgjigju