Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram ka ironizuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për premtimet e tij lidhur me rritjen e pagës minimale.
Përmes videos Rama na kujton premtimet e Bashës, për rritjen e pagës minimale ku fillimisht ka thënë se ajo do të rritet në 32 mijë lekë te reja, ndërkohë së fundmi e ka ndryshuar këtë shifër në 36 mijë lekë të reja.
Në videon e postuar herë pas here shfaqet edhe personazhi i njohur humoristik Mr. Bean duke e bërë atë edhe me ironike.