LEZHE-Pas denoncimeve, policia ka arrestuar një 48-vjeçare, e cila premtonte viza për në SHBA duke u hequr si agjente e INTERPOL-it duke u marrë shuma nga 3-8 mijë euro. E arrestuara është Pranvera Stojani 48 vjeçe, banuese në Lezhë, ndërsa u mori 11 mije euro dy personave.
Policia thekson se nëpërmjet mashtrimit, Stojani u ka marrë 2 personave të cilët kanë bërë kallëzim ndaj saj 3 dhe 8 mije euro, me premtimin për t'u dhënë vizë amerikane pasi u ishte prezantuar si punonjëse e INTERPOL-it.
Pas kallëzimit policia nisi hetimet duke arrestuar 48-vjeçaren, e cila tashmë akuzohet për mashtrim. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale "Mashtrimi" parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.