NË LAZARAT MUND TË ISHTE SHPALLUR GJENDJA E JASHTËZAKONSHME
"Territori ku kultivohen më shumë lëndë narkotike është Lazarati, më i larti në Shqipëri nga të dhënat e mia dhe arrin në 5-7 km katrorë. Strukturat e policisë e kanë plotësisht të mundshme për ta sulmuar këtë territor për të hartuar një plan. Tani që institucionet e kanë raportuar këtë dhe po monitorohet me helikopter . Qeveria dhe Ministria e Brendshme duhet të hartonin një plan. Kur qeveria në 2007 mori nismën për ta fshirë Shqipërinë nga harta e kultivimit o mblodhën në Ardenicë mbi 5 anëtarë të kabinetit për të folur për këtë dhe atëkohë u shënuan shifrat më të ulëta të kultivimit. Kohët e fundit edhe Policia e ka ulur ritmin për edhe vit elektoral dhe kultivuesit kanë përfituar, por gjithsesi nuk duhet të lejohej kjo. Mund të ishte shpallur edhe gjendje e jashtëzakonshme, sepse kultivohet krim, mund të ishin parë hapësirat ligjore dhe ta kishin shpallur të jashtëzakonshme gjendjen. Aksionet e policisë së këtyre ditëve janë mediatike. Në komunën e Pultit nuk jepet asnjë shifër për goditjen dhe asgjesimin në Lazarat. Deklaratat e drejtuesve të lartë të policisë janë kontradiktore, që justifikojnë punën e tyre të dobët. Shteti kur do të bëjë sfidë bën sfidë. Në vend të shiritave që presin gjithandej të prinin shiritin për të zhdukur një herë e përgjithmonë një vatër kriminale që gjeneron krim", u shpreh Prençi.
LAZARATI ME 10% TË FORCAVE POLICORE PËR 10-20 DITË ELIMINOHET SI PROBLEM
"Pse nuk ndërhyhet në Lazarat?", ishte pyetja për Prençin nga gazetari Andi Kapxhiu i "A1 Report". "Nuk dua ta ngatërroj luftën kundër drogës me politikën. Duke pas qenë drejtues i lartë në disa qarqe, them se organizata e policisë duke u drejtuar nga drejtues të lartë, që nuk marrin nismën por presin urdhra, që mos prishin marrëdhëniet e politikës me zona me influencë, është fatkeqësi. Nuk ka pse pyetet politika për të ndërmarrë një operacion", nisi shpjegimin Prençi. Ai ka shtuar se "sikur 10% e policisë të marrin pjesë, do të thotë që Lazarati kaq burra nuk i ka. 1000 ose 2000 forca policore të jenë aty me të gjitha masat; rrethimi i afërt dhe i largët, qoftë dhe ato mbështetëse nuk do e linin Lazaratin të dilte as në dritare e jo më t’u bënin rezistencë dhe karshillëk policëve. Mungon vullneti i forcave të larta të policisë. Nuk ka një drejtues të lartë të qeverisë, që t’i thotë drejtuesve të policisë “mos bëj këtë”.
Po qeveria e re shqiptare? "Qeveria e re shqiptare ta shohë si sfidë, që nuk zgjat shumë. T’i kushtojë rëndësi qoftë dhe për 10-20 ditë. Nëse ka bërë një projekt për kontrollni e territorit, duhet të bëjë strukturën. Sot ka humbur kontrolli ndaj territorit edhe për kriminalitein, edhe për kultivimin e drogës".
RAPORTI I GUARDIA DI FINANZIA-S TRONDITËS, POR I HIPERBOLIZUAR, DUHET TË JETË GJYSMA E SHIFRËS
"Raporti i Guardia di Finanzia-s është shumë tronditës për opinionin publik, për qeverinë dhe strukturat e luftës kundër krimit, policinë, prokurorinë, Ministrinë e rrënuar të Mjedisit. Në të gjitha raportet e luftës kundër drogës, Shqipëria del një vend tranzit për drogat e forta dhe prodhues për drogat e lehta. Është shtuar së shumti, që bie ndesh me raportet e Policisë së Shtetit. Ai i vitit të kaluar ka të dhëna të çuditshme dhe dashakeqëse; është minimizuar kultivimi dhe është rritur sasia e kapjes. Kontradiktë shumë e rëndë. Kjo bimë në Shqipëri është kultivuar. Shqipëria nuk është vend tranzit për drogat e lehta është prodhuese, që kapet për t’u tregtuar drejt Europës është tronditës.
ka thënë Prençi, duke shtuar se "tani nuk është momenti i kultivimit, tani afrohet momenti i vjeljes, korrjes së bimëve narkotike. Hedhja e ujit janë shërbimet e fundit që i bëhen bimës. Fushatat e parandalimit të kultivimit nisin në prill-maj, pranverë-verë". "Pa dashur të abuzojmë me shifrat, pa dashur të kthehemi në kriticienë ekstrem, është tronditës, por dhe i hiperbolizuar. 4,5 miliardë euro, dmth 7-9 mijë tonë bimë narkotike është e pamundur. Duhet të jetë te gjysma apo 40% e shifrës së publikuar, se do thonim që gjithë toka e Shqipërisë është e mbushur me kanabis. 9000 ton nuk i prodhojmë as jonxhë në fushat e Myzeqesë. Por edhe 2000-3000 tonë është shifër shumë e madhe për Shqipërinë me 28 mijë km2. Ka të dhëna shumë të sakta për pjesën filmike. Raporti i kultivimit në territor është i saktë, por sasia në euro i fryrë.
DIKUR PROBLEM FIERI DHE VLORA, SOT LAZARATI DHE SHKODRA
Dikur ka qenë problem Fieri dhe Vlora, por ato dolën nga harta problematike, tani është Shkodra dhe Lazarati, por edhe Kruja etj. Mungesa e kontrollit nga forcat e polcisë ka rigjallëruar përhapjen. Rrezik të jetë kultivuar edhe në baçet e shtëpive në Tiranë. Edhe kryetari i komunës, kryeplaku, vëzhguesit e pyjeve kanë detyrime ligjore për të raportuar. Fakti që nuk është mbajtur qëndrim ose është mbajtur dhe është lënë pasdore ka bërë që kultivuesit të gëzojnë një frymëmarrje shumë të gjerë. Tani kemi drogë dhe në rrethina. Mbi 2 ton vetëm sot në Pult".
BURGAJ KA ÇELËSAT E KASHTËS, NUK ËSHTË I ZOTI, DUHEN HETIME NGA PROKURORIA
"Burgaj nuk ka kompetencë as për policin që ka te porta, që ka celësat e kashtës. Nuk është i zoti; i ka kompetencat ligjore, por nuk i gëzon se është i zhveshur. Nëse ai do ta mbajë fjalën se nëse ka filime parcelash me kanabis, unë do t'i asgjesoj" le të gdhihet që në orën 5 në Lazarat e të japë një mësim. Raportet e pushtetit lokal bien ndesh me raportet e mediave. Ose mediat bëjnë filmime të trukuara, ose paqyrojnë realitetin dhe policia nuk është në gjendje. Ai ta gëzojë detyrën, siç e ka gëzuar por s’mund t’i tregojë popullit se çfarë operacioni ka drejtuar dhe ka dalë me sukses. Fakti që mediat private filmojnë çdo ditë parcela dhe ai thotë nuk ka parcela, më ngjason me kryetarin e komunës, atë që thotë ai, e thotë edhe ky. Drejtori i policisë bën ose rolin e politikanit, ose rolin e banorit të Lazaratit", ka thënë Prençi për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj. Duke shtuar se "ligji e parashikon që ai duhet të veprojë, se ata kanë kompetencë ligjiore për kontrollin e territorit, duhet të ndërhyjë Prokuroria e Përgjithshme edhe ndaj drejtuesve të lartë të policisë, pasi fshehin të vërtetën, e mohojnë. Një këmbanë alarmi për Prokurorin e Përgjithshëm. Ai duhet të ndërhyjë, nëse nuk ndërhyn nuk funksionon shteti", ka analizuar Burgaj.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)