Prençi: Më 21 janar, policia
mes turmës e plumbave të Gardës

Prençi: Më 21 janar, policia <br />mes turmës e plumbave të Gardës
TIRANE - Më 21 janar 2011 “policia nuk dispononte asnjë mjet për menaxhimin e turmës”. Akuza vjen nga Shemsi Prençi, atëherë drejtor i forcave të ndërhyrjes së shpejtë, i cili pak ditë më parë dha dorëheqjen nga detyra e shefit të policisë së qarkut Dibër pasi humbi betejën me mafian e kromit, siç tha në një intervistë për Shqiptarja.com disa ditë më parë.

Duke folur për ngjarjet e 21 janarit, në emision Debat në Vizion Plus, Prençi tha se “strukturat që kam drejtuar unë ishin pa mjete”. “Tre ditë përpara [21 janarit] kemi blerë lëndë tymuese dhe lakrimogjene, në një shifër që nuk tregohet se është qesharake”.

Ai tha se atë ditë ka urdhëruar forcat speciale të policisë që në asnjë mënyrë të mos shkelnin ligjin por ato u detyruan “të strukeshin” që të mos hanin plumbat e Gardës”, pasi u gjetën “mes turmës dhe Gardës”, tha Prençi i cili mohoi që policia atë ditë të ketë përdorur snajper. “Kam qenë i bindur që të përdoreshin lëndë tymuese lakrimogjene se nuk sjellin pasoja për jetën”, tha Prençi, që shtoi se ka kërkuar “që të bashkëpunohet me Gardën për një element taktik, por nuk jam dëgjuar”.

PROKURORIA
Ai tha se Prokuroria nuk e ka thirrur fare për të dëshmuar mbi këtë ngjarje, ndonëse ai ishte një prej 6 drejtuesve më të mëdhenj të forcave të rendit atë ditë. I pyetur nëse beson te Prokuroria si institucion, ai tha se “në Prokurori ka njerëz që duhen besuar. Unë nuk i paragjykoj. Jam në pritje të cilitdo prokuror që të më marri në pyetje dhe unë do të tregoj”, tha Prençi duke iu referuar edhe asaj që ai e quan “mafia e bakrit”.

POLICIA NE ZGJEDHJET E 8 MAJIT
Prençi u pyet nga gazetarët në studio edhe në lidhje me përdorimin e strukturave të policisë në zgjedhjet e 8 majit. “Tendenca për të përdorur policinë nuk ka qenë nga strukturat e policisë por nga ministri në detyrë”, tha Prençi.

INJORIMI I BERISHES
Shemsi Prençi deklaroi se ka kontaktuar disa herë më Kryeministrin Sali Berisha në lidhje me skandalin e kromit por nuk ka marrë asnjë përgjigje nga ai. Preçi tha se në një sms dërguar Kryeministrit, pasi ka ritheksuar vendosmërinë e tij “në luftë kundër krimit” i ka treguar Berishës se në betejën për kromin “po pengohem nga organet shtetërore e private”. “E ndjej detyrim moral t’ju informoj – i ka shkruar Prençi Berishës – se situata në Bulqizë është shumë e keqe. Kam informuar të gjitha strukturat shtetërore po nuk duken të interesuara. Nuk dua të kem të drejtë nesër ndaj po ju informoj sot”. Sipas tij, Kryeministri Berisha nuk iu përgjigj kurrë këtij shqetësimi.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Europa League/ Sonte çerekfinalet e kthimit, de Rossi: Për Milanin jetë a vdekje! Atalanta-Liverpool, Kloop: Duam të shënojmë sa më shumë

Europa League/ Sonte çerekfinalet e kthimit, de Rossi: Për Milanin jetë a vdekje! Atalanta-Liverpool, Kloop: Duam të shënojmë sa më shumë