Prenë sipërfaqe të madhe pyjore në zonën e mbrojtur ‘Linos-Guri i Bardhë’, arrestohen 2 persona në Mat

Prenë sipërfaqe të madhe pyjore në zonën e mbrojtur ‘Linos-Guri i Bardhë’, arrestohen 2 persona në Mat

Materialet e sekuestruara nga policia

Policia e Dibrës ka arrestuar dy persona në Mat, pasi në mënyrë të paligjshme kanë prerë sipërfaqe të mëdha pyjesh në vendin e quajtur 'Linos-Guri i Bardhë", pjesë  e zonës së mbrojtur me ligj.

Imirjan Baleta, është kapur duke transportuar me kamion 8m³, lëndë drusore, i cili sapo ka parë policinë ka braktisur mjetin dhe në tentativë për tu larguar është kapur nga policia. I arrestuari i dytë, Xhemal Meta u kap duke transportuar me kamion 7m³, lëndë drusore.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 automjete tip kamion, lënda drusore e prerë dhe mjete pune që shërbenin për prerjen e lëndës drusore

Materialet i kaluan Prokurorisë Mat, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë